FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 5 )

FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 5 )

0 3273
  1. Mos u preukupo me ëndrra aq sa të harrosh realitetin, dhe mos u thello në problemet reale aq sa t’i harrosh ëndrrat tua!
  2. Fitoje kënaqësinë e Allahut, e për njerëzit mos u brengos nëse të urrejnë.
  3. Falja e namazit të natës është nga shkaqet e lumturisë së zemrës dhe çlirimit të gjoksit nga brengat e jetës. Ndriçone zemrën dhe jetën tuaj me faljen e namazit të natës.
  4. Sikur mos të na mbulonte Allahu i Madhëruar mëkatet tona nuk do të mund të ecnim në tokë e as të takonim  njëri tjetrit.
  5. Pasha Allahun, nuk nderohet vetja, nëse nuk e nënshtron para Allahut.
  6. Nëse posedon ndonjë mendim apo këshillë, atëherë paraqite atë tek të tjerët në metodën më të mirê të mundshme dhe të qartë. Mos i obligo njerëzit t’i marrin këshillat dhe mendimet e tua. Sillu dhe këshillo në atë mënyrë, që ata t’i marrin këshillat dhe mendimet e tua me vetëdëshirë, pa i obliguar ti fare ata.
  7. Edukoje dhe mësoje veten tënde që mos të kesh mendim të keq për të tjerët në përgjithësi, përderisa nuk dëgjon fjalë direkte, gjendje apo vepër të keqe të vepruar nga ndonjëri prej tyre.
  8. Nëse e takon ndonjërin nga vëllezërit e tu musliman, dëshiroj atij mirëseardhje, pyete atë për gjendjen e tij dhe pyete për gjëra që ai dëshiron ta pyesësh ti atë. Ngase veprimet e tilla nga ana yte për vëllain tënd musliman tregojnë respekt, interesim dhe nder për të.
  9. Ka humbur ai që e humb ahiretin duke e rregulluar këtë botë. Por me të vërtetë edhe më i humbur është ai që e humb ahiretin duke ua rregulluar të tjerëve këtë botë.
  10. Mbarëvajtja e lidhjes mes dy prindërve është shtylla kryesore e edukimit. Kjo sepse zanafilla e prishjes së fëmijës fillon atëherë kur prindërit zihen me njëri tjetrin. Nëse fëmija nuk gjenë qetësi dhe siguri në shtëpi, atëherë do të gjurmojë për ta gjetur diku tjetër.
  11. Me të vërtetë Allahu, -xhele ue ala!-, e ndërron gjendjen nga një gjendje në tjetrën dhe çdo ditë përkujdeset për gjendjet. Sa njerëz kanë qenë gjynahqarë dhe të devijuar nga rruga e drejtë, e pastaj Allahu, -xhele ue ala!-, i bëri qē të jenë prej të mirëve dhe prej të devotshmëve, e sa prej njerëzve ishin të pakujdesshëm, të humbur dhe të pavëmendshem, ndërsa Allahu, -xhele ua ala!-, ua ndryshoi gjendjen duke i bërë prej përkujtuesve dhe falënderuesve. I lartësuar qoftë Allahu, -xhele ue ala!-, në dorën e të Cilit janë çelësat e ndryshimit dhe i ndryshon gjendjet e njerëzve si të deshirojë Ai.
  12. Largohu nga tre lloj njerëzish:
    1. Mashtruesi.
    2. Zullumqari.
    3. Bartësi i fjalëve.
    Largohu nga mashtruesi, ngase ai i cili mashtron njerëzit, ai do të mashtrojë edhe ty.
    Ai i cili i bën zullum (padrejtësi) njerëzve, largohu nga ai, ngase ai do të bëjë zullum edhe ty.
    Ai i cili të bartë fjalë tek ti për të tjerët, largohu nga ai, ngase ai do të bartë edhe fjalët tua tek të tjerët.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577