7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KËSHILLË DREJTUR BABALLARËVE!

Pyetje: Disa nga baballarët nuk kujdesen për fëmijët e tyre në çështjet e fesë; Psh. Nuk i urdhërojnë të falin namaz, të lexojnë Kur’an, të shoqërohen me shokë të mirë. Kurse, në aspektin mësimorë, ata kujdesen shumë, hidhërohen me fëmijët e tyre nëse ata nuk mësojnë, etj. Cila është këshilla juaj hoxhë i nderuar për baballarët?

Përgjigje: Këshilla ime për baballarët është; Keni frikë Allahun dhe kujdesuni për fëmijët tuaj dhe ata që janë nën kujdesin tuaj. Urdhëroni fëmijët tuaj në faljen e namazit kur t’i mbushin ata 7 vjeç, dhe rrihini ata nëse nuk falin namazin në moshën 10 vjeçare.

Transmeton Abdullah Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Mësojini fëmijët tuaj të falen kur ata i kanë shtatë vjet, kurse rrihni për të (namazin) kur t’i mbushin dhjetë vjet. Gjithashtu ndani mes vete në shtrat.” Shënon Ebu Davudi, 495; shejh Albani thotë se hadithi është sahih në Sahih Ebi Davud: 509.

Obligim e kanë baballarët, nënat dhe vëllezërit e mëdhenjë të kujdesen për ata që i kanë nën përkujdesjen e tyre, t’i urdhërojnë ata drejt faljes së namazit dhe t’i ndalojnë nga gjërat që i ka ndaluar Allahu, kjo është amanet dhe përgjegjsi e madhe mbi ta.

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” (Tahrim: 6 )

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, gjithashtu thotë: “Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.” (Ta Ha: 132 ).

Allahu i madhëruar, e përmend pejgamberin e Tij, Ismailin, alejhi selam, se ai ishte njeri i sinqertë, plotësonte premtimin që ia kishte dhënë Allahut, ishte pejgamberë lajmëtarë, urdhëronte familjen e tij për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe përmes këtyre veprave e arriti kënaqësinë e Allahut.

Allahu i madhëruar, thotë: “Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar. Dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet.” (Merjem : 54-55 ).

Neve nuk na mbetet gjë tjetër, pos t’i marrim këto shembuj Kur’anor dhe Profetik dhe t’i qojmë amanetet e Allahut në vend. T’i edukojmë fëmijët tanë ta respektojnë Allahun, të dërguarin e Tij, t’i urdhërojmë fëmijët tanë drejtë faljes së namazit, t’i ndalojmë nga gjêrat që na ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, t’i ndalojmë nga pirja e alkoolit, pirja e duhanit, ndëgjimi i muzikës, t’i ndalojmë nga shoqërimi me shokë të këqinj si dhe ti urdhërojmë të shoqërohen me shokê të mirë.

Kështu, urdhërohemi të gjithë nga ana e Allahut, si dhe do të na pyes Allahu për këto gjëra në ditën e gjykimit, Allahu xhele ue ala, thotë: “Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë. Për atë që kanë punuar! (Hixhr: 92-93).

Transmetohet se Abdullah ibën Omeri, radijAllahu anhuma, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurinë e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij, dhe mendoj se tha: Njeriu është bari për pasurinë e babait të tij dhe është pêrgjegjës për kopenë tij, dhe të gjithë janë barinjë dhe të jeni përgjegjës pêr kopetë e juaja.” (Buhariu, 2409; Muslimi, 1829 nga Abdullah Ibën Omeri)

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue meka’la’t el Muteneuiah: 7/184,185

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...