EMRAT MË TË NJOHUR TË XHENETIT!

EMRAT MË TË NJOHUR TË XHENETIT!

0 9835
  1. Xhenetul Huld (xheneti i përhershëm), argument është fjala e Allahut:

قُلْ أَذَٰلِكَ خَيْرٌ أَمْ جَنَّةُ الْخُلْدِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۚ كَانَتْ لَهُمْ جَزَاءً وَمَصِيرًا

” Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi.” (Furkan : 15)

  1. Xhenet, argument është fjala e Allahut:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

” Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare : 82).

  1. Firdeus, argument është fjala e Allahut:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلًا

” Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa.” (Kehf: 107).

  1. Adn, argument është fjala e Allahut:

جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِنْ ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا ۖ وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ

” Xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.” (Fatir: 33)

  1. Xhenetun Neim (kopshti i dhuntisë), argument është fjala e Allahut:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتُ النَّعِيمِ

” Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë.” (Lukman: 8).

  1. Xhenetul Me’ua, argument është fjala e Allahut:أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَىٰ نُزُلًا بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

” Ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, për ta janë kopshtet e xhennetit Meëva – të përgatitur për atë që kanë punuar.” (Sexhde: 19).

  1. Darus Selam (Shtëpia e shpëtimit), argument është fjala e Allahut:

لَهُمْ دَارُ السَّلَامِ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۖ وَهُوَ وَلِيُّهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

” Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata.” (Enam: 127).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594