1. Kur’ani kundërshton risimtarët!
Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (En Am: 153).
Po ta meditonte njeriu ashtu siç duhet Kur’anin Famëlartë, do ta sheh se si Kur’ani i refuzon risimtarët (bidatgjit) së bashku me risitë e tyre që i kanë shpikur.
Imam Ahmedi Es Suneh, të Halalit; 1/547
2. Me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!
Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pra, të jesh i durueshëm!d Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut.” (Nahl: 127).
“…ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer; 10).
Kërkimi i ndihmës prej Allahut, pajtimi me caktimet e Tij, shpresa dhe pritja e fitores (suksesit) prej Tij dhe kërkimi i shpërblimit nga Allahu, ia mundëson robit të fitoj shpërblime nga Allahu pa masë.
Dr. Nasir el Umer
3. Llojet e polemikave (debateve) të ndaluara!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” (Nahl: 125).
Allahu, xhele ue ala, i ka ndaluar tri lloje të polemikave në Kur’an, ato janë:
1. Polemika në të kotën.
2. Polemikë pa dituri.
3. Polemikë për të vërtetën pasi që është sqaruar dhe kuptuar e vërteta.
Ibn Tejmije, rahimehullah. Mes’ele Huduth el Alem, fq.157
4. Përmendja e shpeshtë e Allahut, e ruan besimtarin nga rënia në mëkate!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre.” (Enfal: 2 ).
Es Sudij, rahimehullah, ka thënë: “Ky është njeriu i cili vendos të kryej një mëkat, e përmend Allahun dhe menjëher largohet nga kryerja e mëkatit.”
Et Tebsireh, të Ibn Xheuzit, fq.398
5. Allahu, xhele ue ala, thotë: “A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se Allahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.” (Llukman: 29)
Allahu, xhele ue ala, filloi me përmendjen e natës, ngase çështja saj është e çuditshme, çudia e saj është se si errësira e saj i mbulon tërë dritat e ditës!?
Tahir Ibn Ashur Et Tahrir Vet Tenvir; 8/185
Nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com