MEDITIME KURANORE – 5

MEDITIME KURANORE – 5

0 1406

1. Pajtohu me caktimet e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë:

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.” (Tegabun; 11).

Alkame, rahimehullah, ka thënë; “Fjala është për sprovën që e godet besimtarin, ai e dinë që kjo sprovë është nga Allahu, i tilli pajtohet dhe kënaqet me caktimin e Allahut.”

2. I sinqerti frikësohet nga mospranimi i veprave!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (Mu’minun; 60).

Aisheja, radijAllahu anha, e pyeti pejgamberin, salAllahu alejhi ue selem: O i dërguar i Allahut, a është fjala në këtë ajet Kur’anor për atē që kryen imoralitet, vjedh dhe pin alkool? Tha, pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem: Jo, bija e sidikut (të sinqertit), këtu fjala është për atë i cili agjëron, falet, jep lëmoshë, mirëpo frikësohet që ndoshta nuk do t’i pranohen këto vepra tek Allahu.”

Shënon Ahmedi në Musnedin e tij; 6/159,205, Tirmidhiu; 3175, Ibn Maxhe; 4198 Albani e saktësoi në “Silsiletu ehadith Sahihah”; 162.

3. Allahu është ndryshes i gjendjeve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja.” (Rrahman: 29).

Begaviu, rahimehullah, ka thënë: “Ai (Allahu) në çdo moment krijon, furnizon, e ngritë dikë, e ulë dikë, e shëron të sëmurin, i jep atij që i kërkon, falë mëkate, largon brengosje, i përgjigjet lutjes lutësit, i përgjigjet atij që është në vështirësi, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera, etj.”

Tefsir el Begavij; 6/80,81

4. Allahu, falë, ndryshon gjendje, i përgjigjet lujteve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja.” (Rrahman: 29).

Muxhahidi, rahimehullah, ka thënë: ” Ai (Allahu) në çdo moment falë mëkate, largon brengosje, i përgjigjet lutjes lutësit, i përgjigjet atij që është në zor dhe në vështirësi.”

5. Vlera dhe pozita e Itikafit në Islam!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.” (Bekare; 125)

Allahu, xhele ue ala, e urdhëroi Ibrahimin dhe Ismailin që ta pastronin Qaben, në mënyrë që ajo të jetë e pastër dhe e gatshme për ata që falen, bëjnë tavaf, kryejnë haxh, umre apo hyjnë në Itikaf. Kjo, aludon se Itikafi ka vlerë të madhe në Islam. Pra, le të jemi prej atyre që e ringjallin këtë sunet të madh në dhjetëshin e begat të fundit të Ramazanit, gjithnjë duke shpresuar në arritjen e natës së kadrit.

Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576