- Çfarë thua për një mospajtim i cili është shkaktuar mes dy personave, por kusht është që gjykatës mes tyre të jetë një i afërt familjar, i të dy palëve, e nuk gjykon mes tyre një i huaj, përveç në rast kur nuk gjendet një i afërt?
PËRGJIGJJA: Ky mospajtim është mes burrit dhe gruas, në këtë mospajtim gjykon nga një prej familajrëve të tyre, Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse i druani përçarjes midis tyre (burrit e gruas), atëherë dërgoni një arbitër (ndërmjetës) nga ana e burrit dhe një arbitër nga ana e gruas.” Nisa, 35
- Një burrë po hante së bashku me gruan e tij hurma, e i mbledhnin bërthamat në një enë të përbashkët, përnjëherë ky i thotë gruas së tij; nëse nuk i ndan bërthamat e mija nga ato të tuat, do jesh e shkurorëzuar! Si duhet të veprojë gruaja e tij që të shpëton nga shkurorëzimi?
PËRGJIGJJA: Bërthamat i ndan në enë, çdo bërthamë veçmas, kështu që i ka ndarë bërthamat njëra prej tjetrës, dhe ka ndarë të tijat prej bërthamat e saja, kështu që shpëton nga shkurorëzimi.
- Çfarë thua për një person i cili nuk është me abdes, ka me vete ujë për të marrë abdes, as që është i etur, e as që i duhet ai ujë për ushqim e për pijë, megjithatë i lejohet të merr tejemum e të mos e përdorë ujin për abdes?
PËRGJIGJJA: Ky njeri ka në rrobat e tija ndyrësirë, e ujin të cilin e ka nuk i mjafton për abdes dhe për të larguar ndyrësirën, kështu që i lan rrobat me ujë dhe merr tejemum.
- Çfarë thua për një person i cili bën nijet të kryen haxhin për dy persona tjerë në të njejtin vit, dhe kjo i lejohet, dhe haxhi për të dytë është i saktë?
PËRGJIGJJA: Ky person ka marrë me vete djalin e tij të vogël për në haxh, e kur dëshiron të bëjë nijetin për haxh, bën nijetin së pari për vete, pastaj bën nijet për fëmijën e tij, sepse ai nuk di të bëjë nijet për vete, dhe kjo i lejohet prindit.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e tetë
Burimi: albislam.com