VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (10)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (10)

0 1039
  1. Një njeri i cili fillon namazin, e fillon me tekbirin fillestar, megjithatë i themi që ta le namazin, e ta ndërprejë pa dhënë selam!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka filluar të falet në momentin kur thërret ikameti  për namazin farz, ndërsa ai falte namaz nafile, në këtë rast ai duhet ta ndërprejë namazin e tij, e të bashkangjitet në namazin farz, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thërret ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër pos atij farzi”. Shënon Muslimi

  1. Një person ia rrënon murin fqiut të vet, pa kërkuar leje prej tij, dhe ky nuk detyrohet që të kompensojë dëmin e bërë, nuk ka të bëjë çështja për ndonjë mospajtim mes tyre!

PËRGJIGJJA: Ky murr ka qenë gati për t’u rrëzuar, e fqiu e rrëzon qëllimisht nga frika se mos bie mbi fëmijët, e kush prish pronën e dikujt tjetër pa leje prej tij, duke u mbështetur për një dobi që i referohet atij, nuk kompenson, sikur që Hidri, alejhi selam, dëmtoi anijen për dobinë e pronarëve të saj, dhe nuk kompensoi dëmin e bërë.

  1. Një person i ka dëmtuar një gjë personit tjetër, në mosprezencë të tij, kështu që ai për këtë duhet të kompensojë për një, dy gjëra. Si?

PËRGJIGJJA: Ky person i ka prishur njërën këpucë një personi tjetër, kështu që ai duhet të kompensojë të dyjat.

  1. Çfarë thua për një person i cili gjatë abdesit i lan të gjitha gjymtyrët e abdesit, por ai qëllimisht le një gjymtyrë pa e larë, edhe pse ka ujë të mjaftueshëm, dhe ka mundësi për ta larë?

PËRGJIGJJA: Ky person ka marrë abdes, dhe kishte të mbathur meste, në këtë rast mjaftohet që mesteve t’u jipet mes’h, e nuk duhet larë.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e dhjetë

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1258

0 1463