- Një person gjatë kohës së namazit të xhumasë, kur imami ligjëron, i fal dy reqate përshëndetëse të xhamisë, më pas merr Mus’hafin dhe fillon të lexojë derisa imami të përfundon hutben dhe e fal namazin e xhumasë, dhe kjo gjë i lejohet atij, ky person nuk është shurdh. Si mundet?
PËRGJIGJJA: Ky qëndron larg prej imamit, saqë nuk mund të dëgjojë asgjë prej tij, në këtë rast nuk prish punë nëse ai merr dhe lexon Kuran.
- Një njeri u përbetua se farzet ditore janë shtatëmbëdhjetë rekate, tjetri u përbetua se farzet janë pesëmbëdhjetë rekate, i treti përbetohet se farzet janë njëmbëdhjetë rekate, dhe i katërti përbetohet se farzet janë nëntëmbëdhjet rekate, që të gjithë e kanë thënë të vërtetën. Si mundet?
PËRGJIGJJA: I pari kishte për qëllim namazet ditore për vendasin, i dyti kishte për qëllim namazet ditore për vendasin duke llogaritur ditën e xhuma, i treti llogariti farzet e udhëtarit, e i katërti llogariti farzet ditore ditën e bajramit.
- Një njeri hyn në xhami në kohë që imami thërret ezanin, kështu që i themi të kujdeset për lutjet e ezanit, e të fal dy rekate përshëndetëse të xhamisë, apo nafile, më pas në një kohë tjetër në xhami, kur muezini thërret ezanin, kështu që këtij i themi t’i falë dy rekate, pa iu përgjigjur lutjeve të ezanit?!
PËRGJIGJJA: Personi i parë ka hyrë në xhami, kur muezini po thërriste ezanin për një prej pesë kohëve të namazit, në këtë rast preferohet që të përsëritet ezani, më pas të fal namazin nafile, ndërsa herën e dytë, hyri në xhami në kohë kur muezini thërristë ezanin e dytë të namazit të xhumasë, këtij i themi ta falë namazin nafile, që të jetë i gatshëm ta dëgjojë hutben, sepse dëgjimi i hutbes ditën e xhuma është obligim, se t’i përgjigjet ezanit.
- Një njeri pasi që ka hyrë në xhami, duke qenë me abdes, në një kohë kur lejohet të falet një namaz nafile, pasi synoi të fillon të falë dy rekate përshëndetëse të xhamisë, i themi: Më mirë është të veprosh një adhurim tjetër. Cili është ai adhurim?
PËRGJIGJJA: Ky njeri ka hyrë në Qabe, si Haxhi, apo Umrexhi, është prej sunetit që të fillon me tavaf rreth Qabes, e nuk preokupohet me namaz nafile.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e dymbëdhjetë
Burimi: albislam.com