NJIHE FENË TËNDE (PJESA E 22)!

NJIHE FENË TËNDE (PJESA E 22)!

0 1447

1. Kush është autor i librit,-“El Bidaje uen Nihaje,-!?

1. – Ibn Kethiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

2. Kush prej sahabëve u quajt,-“Zotëria i muslimanëve,-!?

2. – Ubej Ibn Ka’bi,- Allahu qoftë kënaqur me të.

3. Kush prej Ensarëve ishte i fundit i cili e pranoi Islamin!?

3. – Amrun ibnul Xhumuh,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Sa ishte numri i shehidëve (dëshmorëve) muslimanë në luftën e Uhudit!?

4. – 70 sahab ranë shehid në betejën e Uhudit.

5. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në luftën e Bedrit!?

5. – 314 ushtarë muslimanë morën pjesë në luftën e Bedrit.

6. Në cilin vend dhe vit vdiq Amrun Ibnul Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

6. – Në Egjipt, vitin 43 Hixhri.

7. Në cilin vit vdiq Ebu Dherr el Gifari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

7. – Në vitin 38 Hixhri.

8. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në luftën e Uhudit!?

8. – 1000 (ushtarë muslimanë morën pjesë në luftën e Uhudit).

9. Kush ishte sahabiu i cili para udhëzimit në Islam e kishte nofkën,- Shejtani i Kurejshëve,-!?

9. – Umejr Ibn Uehb,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

10. Në sa pjesë ndahet thirrja (daveti) në islam, nw kohwn e pejgamberit alejhi selam!?

10. – Në dy pjesë: 1. Mekije (Thirrja nw qytetin e Mekes). 2. Dhe Medenije (Thirrja nw qytetin e Medines).

11. Cilat janë zonjat e Xhenetit!?

11. – Hatixhja,- Allahu qoftë i kënaqur me të. – Fatimja,- Allahu qoftë i kënaqur me të. – Merjemja,- Allahu qoftë i kënaqur me të. – Dhe Asija,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

12. Kur qan shejtani!?

12. – Kur njeriu i bjen në sexhde Allahut,- xhele ue ala.

13. Ku gjendet pema e përjetësisë (Shexhertul Huldi)?

13. – Në Xhenet. Shiko ajetin 120 të sures Taha.

14. Kush ishte sahabiu i cili përmirwsonte pejgamberin, alejhi selam, kur harronte në namaz!?

14 – Harjak bin Selim,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Sa sure fillojnë në Kur’an me Ha Mim!?

15. – Shtatë sure fillojnë në Kur’an me Ha Mim.

16. Pse iu shtuan dhimbjet dhe sëmundjet pejgamberit, alejhi selam, para vdekjes së tij !?

16. – Si rezultat i helmimit.

17. Kush është autor i librit,- ” Xhamiul Bejan Fi Tefsiril Kur’an,-” !?

17. – Imam Taberiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Kush ishte sahabiu i cili i propozoi pejgamberit, alejhi selam, qe t’i hapnin hendeket (kanalet), për t’i penguar armiqtë e tyre që të depërtojnë drejt ushtrisë së muslimanëve!?

18. – Selman el Farisiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

19. Kush eci i pari mes Safas dhe Meruas !?

19. – Haxherja, nëna e Ismailit alejhi selam (gruaja e Ibrahimit alejhi selam).

20. Cila ishte beteja (lufta) në të cilën morën pjesë edhe melaiket duke i ndihmuar ushtrisë muslimane!?

20. – Lufta e Bedrit.

21. Në luftën e Hajberit sa ushtarë ranë shehid nga ushtria muslimane dhe sa ushtarë u vranë nga ana çifutëve !?

21. – Në luftën e Hajberit ranë shehid afër 19 ushtarë nga muslimanët. Kurse nga ana çifutët u vranë afër 93 ushtarë.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1261

0 1465