Pyetje: Kisha një pyetje hoxhë i nderuar.
A lejohet që flamuri shqiptar të vendoset mbi minare të xhamisë?
Allahu ju shpërbleftë me te mira ne dynja e ahiret
Përgjigje: Bismilahirrahmanirrahim
Falënderimi i takon Allahut…
Nuk bën një gjë e tille pasi bie ndesh me universalitetin e Islamit dhe qëllimin për shkak të të cilit është ndërtuar xhamia. Përveç kësaj, ka edhe një pengesë tjetër e qe është përngjasimi me jomuslimanet te cilët në festa apo jashtë tyre zbukurojnë tempujt e tyre me gjëra te ndryshme dhe vendosin flamuj. Një vepër te këtillë nuk e kane njohur myslimanët më herët. Allahu e di më së miri.
Burimi: albislam.com