A dallohet muaji Rexheb me ndonjë adhurim të caktuar?

A dallohet muaji Rexheb me ndonjë adhurim të caktuar?

0 1313

A është e vërtetë se muaji Rexheb dallohet me ndonjë adhurim të caktuar apo me ndonjë veçori? Na tregoni sepse kjo çështje na është përzier, si dhe a duhet të veçohet ky muaj me vizitë xhamisë së Profetit?

Përgjigje: Muaji Rexheb është sikur muajt e tjerë, nuk veçohet me diçka nga muajt e tjerë, sepse nuk është vërtetuar nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, diçka që do ta dallonte këtë muaj me ndonjë namaz, agjërim, umre, kurban apo diç tjetër. Këto veprime bëheshin gjatë kohës së injorancës por Islami i hodhi poshtë. Pra, muaji Rexheb është sikur muajt e tjerë, nuk është vërtetuar nga Suneti diçka që do ta dallonte. Ndaj, kush shpikë në të ndonjë prej adhurimeve duke e bërë të veçantë për këtë muaj ai do të bëhet bidatçi, sepse ka sjellë në Fe diç që nuk është pjesë e saj ndërsa e dimë se adhurimet i përcakton vetëm Allahu.

Nuk guxon të veprohet asgjë nga ato, përveç nëse mbështetet në argument nga Kurani apo Suneti. Por në realitet, për muajin Rexheb nuk ka asnjë argument të vërtetë që do t’i jepte veçori. Të gjitha ato që përmenden nuk janë të vërtetuara nga Profeti sal-lallahu alejhi ue selem. Përkundrazi, sahabët ndalonin veprimet e atilla dhe tërhiqnin vërejtjen nga agjërimi në Rexheb në veçanti.

Ndërsa ai njeri që ka bërë namaz vullnetar të rregullt apo agjërim vullnetar të rregullt, nuk prishë gjë nëse e vazhdon këtë edhe në Rexheb sikur i ka bërë jashtë Rexhebit. Këto lidhen me ato.

Paqja, lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij.

http://almoslim.net/node/147378

Burimi: albislam.com

Përktheu: Omer B.

GJITHASHTU NË ALBISLAM