15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

A lejohet që besimtarja të veshë fustanin e bardhë ditën e martesës?

Pyetja e parë:

Hoxhë i nderuar: Çfarë thonë dijetarët rreth çështjes: A lejohet që besimtarja të veshë fustanin e bardhë ditën e martesës? Dikush thotë se kjo është përngjasim me jobesimtarët. Allahu ju shpërbleftë për përgjigjen.

 

Përgjigje:

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Veshja e fustanit të bardhë apo vellos për në ditën e martesës është e lejuar. Tani po të sjell edhe një fetva:

Muhamed b. Uthejminin e kanë pyetur:

A lejohet që gruaja natën e martesës të veshë fustanin e bardhë, duke e ditur se kjo është përngjasim me kafirat?

Ai dha këtë përgjigje:

“Gruaja e ka të lejuar të veshë atë fustan të bardhë… sa i përket asaj se është përngjasim, unë them se tanimë nuk ekziston ai përngjasim, sepse të gjitha motrat myslimane kur martohen e veshin atë lloj fustani. Gjykimi i një vepre varet nga shkaku, është i pranishëm ose jo. Kështu që, ky përngjasim nuk ekziston tashmë përsa i përket fustanit, i cili është i përhapur edhe te myslimanët edhe te kafirat, atëherë themi se nuk është haram veshja e atij fustani…” (nga libri: Mexhmuatu es’iletin tehummul mer’e)

Kësaj përgjigje do t’i kisha shtuar edhe këtë:

Është kusht:

– Të mos dalë me atë fustan para burrave në asnjë mënyrë, qoftë ai vëllai i burrit apo mixha i tij;

– ky fustan të mos jetë aq i çelur, sa të zbulojë ekstremisht pjesë nga trupi i vajzës, qoftë nga gjoksi apo pjesa e poshtme. Sepse zbulimi i pjesëve të turpshme është haram të bëhet qoftë edhe para grave.

Allahu ua ruajt nikahun dhe ju dhëntë çdo të mirë në dunja dhe ahiret.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...