Në cilën dorë duhet të mbahet unaza e fejesës?

Në cilën dorë duhet të mbahet unaza e fejesës?

0 18903

Kam dëgjuar fjalë të ndryshme rreth çështjes se në cilën dorë duhet të mbahet unaza e fejesës (martesës). Prandaj, ju pyes, a duhet të mbahet në të djathtën apo në të majtën?

Përgjigje: Unaza e fejesës apo martesës nuk ka bazë fetare Islame. Kjo lloj unaze është traditë e krishterë e futur në mesin e myslimanëve pa vetëdije, prandaj unaza e tillë nuk lejohet të mbahet në asnjërën dorë.

Kjo nuk do të thotë se nuk lejohet mbajtja e unazës në përgjithësi. Unaza lejohet të mbahet, por jo si unazë martese apo fejese.

Sidoqoftë, ai që mban unazë, është më mirë ta mbajë në dorën e djathtë, sepse dora e djathtë është më e privilegjuar dhe ka përparësi në çdo gjë që është e mirë dhe e hijshme.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM