“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit” Sureja Bekare, 201.
ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار
(Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben nar)
Komentim i lutjes
Allahu i Madhëruar në Libin e Tij ‘Përkujtuesin e urtë’, sqaroi lutjet e atyre që poseduan ambicie të ulta, dhe të atyre që kishin hise vetëm se në këtë botë, e të cilët luten vetëm për të mirat e dynjasë ”Disa njerëz thonë: Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë. Por, për këtsa ska asnjë të mirë në ahiret”. Sureja Bekare, 200.
Më pas lavdëroi ata që kanë ambicie të larta, të cilët luten për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, këtë lutje na e përmend Allahu i Madhëruar në formë lavdërimi dhe nderimi në librin e Tij Fisnik, për të na mësuar që t‘i ndjekim ata në këtë lutje dhe të punojmë sipas shpalljes, me porositë e saja, duke kuptuar domethënien e lutjes, aforizmat që i ka përmbledhur me fjalë të pakta, e kuptime të mëdha.
Ata i paraprinë lujtes me një prej emrave dhe cilësive më të bukura të Allahut ‘Rabena’ O Zoti ynë. Formë e thirrores që tregon pohimin e njëshmërisë së Allahut në veprat e Tija hyjnore, që është kusht i patjetërsuseshëm për llojin e besimit që ka të bëjë me veprat e neriut, kështu që ata bashkuan mes dy llojësh të teuhidit, në mënyrë të kushtëzimt dhe kuptimit, në këtë formë lutësit ndjejnë njëshmërinë e veçantë të Allahut për krijesat e Tija më të dalluara, të cilët Ai i edukoi me butësin e Tij, kështu që ua rregulloi atyre dunjanë e ahiretin, i nxorri ata nga errësirat në dritë, e gjithë kjo përfshinë nevojën e tyre për Zotin, dhe se ata nuk janë të aftë të edukojnë veten në çdo apekt, ngaqë s’ka për ta tjëtër kush pos Allahut që i mbikqyr e i rregullon punët e tyre.
Kështu që preferohet që lutësi t’i rikujton këto kuptime të bukura të njëshmërisë hyjnore të Allahut të përgjithshme dhe të veçantë, ngase kjo ngjall përulësi e modesti, duke shijuar ëmbëlsin e lutjes, kërkimit nga Allahu, me të cilën nuk barazohet asnjë nga gjërat e dëshiruara.
Na jep të mira në këtë botë, kërkesë për çdo të mirë të kësaj bote, me pak fjalë, kështu që kjo lutje ka përmbledhur çdo mirësi që e shpreson robi, e mira e kësaj bote përfshinë çdo kërkesë të kësaj bote, si; shëndeti, shtëpisë së rehatshme, grua të bukur, furnizim të begatshëm, vepra të mira, mjet të rehatshëm, jetë të bukur, e të tjera.
Dhe në botën tjetër, e mira e botës tjetër është xheneti, ngase kush nuk e arrin xhenetin në atë ditë, është i privuar nga çdo e mirë. Xheneti është mirësia më e madhe, ku në të bëjnë pjesë; siguria nga frika e madhe në ditën e Kiametit, e lehtësimi i llogarisë. E shumë prej gjërave tjera të mira të ahiretit.
Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit, kjo nënkupton, lehtësimin e shkaqeve të shpëtimit që në dynja, duke u larguar nga haramet e mëkatet, nga gjërat e dyshimta e të ndaluara. Kjo mbrojtje njashtu nënkupton, mos’hyerje në zjarr shkak i mëkateve të tija, e më pas edhe mundësimin e tij për një ndërmjetësim. Më pas tregoi për pozitën e tyre të lartë, për vlerën e tyre të madhe, siç tregon për këtë emri dëftor ‘Ata’: “Për veprat që ata kanë punuar ka shpërblim. – Se, Allahu, i bënë llogaritë shpejt.” Bekare, 202.
Pasi që kjo lutje e bekuar është përmbledhëse e çdo lloj kuptimi të lutjes prej çështeve të dynjasë e të ahiretit, ishte prej lutjeve më të shpeshta të profetit, siç na tregoi për këtë Enesi, radijAllahu anhu.
Kështu veproi më pas Enesi, e nuk e braktiste në asnjë prej lutjeve të tija, edhe kur disa shokë i kërkuan të lutej për ta me këtë lutje, më pas u thoshte: “Nëse Allahu ua jep këto, u ka dhënë çdo të mirë”.
Kjo lutje në vete ngërthen shumë dobi, prej tyre;
- Preferohet që pyetësi të përmbledh në lutjet e tija mes të mirave të kësa bote dhe të botës tjetër.
- Lutësi duhet që lutjet e tija më së tepërmi t’i përkushton ahiretit, ato të kenë hise më të madhe në lutjet e tija, kështu që në këtë lutje ka dy kërkesa madhështore prej gjërave të ahiretit dhe vetëm një kërkesë prej çështjeve të dynjasë; dhe të mira në botën tjetër. Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
- Rëndësia e lutjes me atributet veprore të Allahut na ruaj, mbështetur në fjalën e Allahut, dhe duke ndjekur kështu sunetin e profetit tonë.
- Lutësi duhet të jetë prej njerëzve me ambicie të lartë.
- Njeriu nuk qortohet nëse kërkon të mirat e dynjasë së bashku me ato të ahiretit.
- Secili është nevojtar për të mirat e dynjasë dhe ahiretit.
- Lutja më e mirë është ajo që bashkon mes dëshirës dhe frikës.
- Rëndësia e lutjeve Kuranore, të cilat janë të mjaftueshme, e që përmbushin ço kërkesë që e shpreson njeriu për fenë, dynjanë dhe ahiretin e tij.
Përktheu; Hoxhë Shpend Zeneli
Burimi; albislam.com