20 – O ALLAH KËRKOJ TË MË MBROSH NGA DITURIA QË NUK MË BËN DOBI, NGA VEPRA E CILA NUK NGRIHET…

20 – O ALLAH KËRKOJ TË MË MBROSH NGA DITURIA QË NUK MË BËN DOBI, NGA VEPRA E CILA NUK NGRIHET…

0 1923

O Allah kërkoj të më mbrosh nga dituria që nuk bën dobi, nga vepra e cila nuk ngrihet, nga zemra e cila nuk frikohet, dhe nga fjala e cila nuk dëgjohet.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ، وَعَمَلٍ لاَ يُرْفَعُ، وَقَلَبٍ لاَ يَخْشَعُ، وَقَولٍ لاَ يُسْمَعُ

(Allahume ini eudhu bike min ilmin la jenfa, ve amelin la jurfa, ve kalbin la jehshe, ve kavlin la jusma)

Komenti i lutjes

Në këtë lutje të bekuar kërkohet mbrojtje nga katër gjëra me rëndësi:

  1. Dituria që nuk bën dobi.
  2. Vepra e cila nuk ngrihet.
  3. Zemra e cila nuk frikohet.
  4. Fjala e cila nuk dëgjohet.

Një pjesë e kësaj lutje është përmendur më herët në një prej lutjeve. Shiko; Lutja me numër 18.

Fjala e tij: “Vepra e cila nuk ngrihet“. Pra, e cila nuk arrin tek Allahu i Lartmadhëruar. Kuptimi i fjalës që “nuk ngrihet” tek Allahu, pra, nuk pranohet, për arsye se mungojnë kushtet e pranimin, e prej kushteve më kryesore janë:

a) Sinqeriteti.

b) Pasimi.

Te Allahu ngrihen veprat e mira, Allahu thotë: “tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe veprën e mirë e ngrit“. Sureja Fatir, 10.

Fjala e tij: “nga fjala e cila nuk dëgjohet“. Fjala përfshinë: dhikrin, lutjen.

Nuk dëgjohet“, pra, e cila nuk pranohet, fjalës së cilës nuk i përgjigjet, kjo është nën kuptimin e fjalës e cila nuk dëgjohet, pasi që Allahu është Dëgjuesi, dëgjimi i të Cilit ka përfshirë çdo gjë që ka në qiej e në tokë. Pra, fjalën të cilën Allahu nuk e dëgjon, nuk e pranon, ngase ka humbur kusht prej kushteve të përgjigjes dhe pranimit, siç theksuam.

Këto katër të kërkimit mbrojtjes prej tyre, nënkuptojnë (kërkimin) të kundërtën e tyre; që të ketë sukses në dije te dobishme, në vepra të mira e të pranuara, që ngrihen tek Allahu i Madhëruar. Zemër që frikohet nga përkujtimi e këshillimi. Dhe fjalë të pranuara, që Ai iu përgjigjet e i dëgjon.

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon ibn Hibani 1/283 me numër 83. Ebu Ja’la 5/232. Ahmedi 20/308 me numër 13003. Ibn Ebi Shejbeh 10/187. Dijetari Albani e ka vlerësuar si autentik.

GJITHASHTU NË ALBISLAM