14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A detyrohet femra t’i mbuloje këmbët e saj përpara meshkujve që s’i ka mahrem?

Pyetje: A detyrohet femra t’i mbuloje këmbët e saj përpara meshkujve që s’i ka mahrem?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Është detyrim për femrën t’i mbulojë këmbët përpara meshkujve që nuk i ka mahrem. Ky vendim i sheriatit mbështetet në:

1. Fjala e Allahu: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur:31)

Ajeti fillon me një urdhër drejtuar grave, kurse pjesa që argumenton se femrat duhet t’i mbulojnë këmbët përpara meshkujve të huaj është: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre”. Nëse është e ndaluar t’i përplasin këmbët për të mos u dëgjuar zëri i hallkave që i mbajnë në këmbë, atëherë zbulimi i tyre ndalohet edhe më parë.

Tirmidhiu ka shënuar hadithin e të Dërguarit: “Rrobat që lëshohen nën zogun e këmbës janë në zjarr! Umu Seleme tha: e si t’ia bëjnë gratë me fundin e rrobave të tyre? I Dërguari tha: e lëshojnë një pëllëmbë! Ajo ia ktheu: atëherë mund të zbulohen këmbët e tyre! I Dërguari tha: e lëshojnë një kut dhe jo më shumë.” (hasen sahih)

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...