23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

A duhet fërkuar e larë qafa kur marrim abdes?!

                Pyetje: A preferohet fërkimi a larja e qafës tek sa marrim abdes?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Nuk preferohet fërkimi i qafës gjatë abdesit, për shkak se nuk është vërtetuar asgjë që dëshmon se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e ka bërë një gjë të tillë.

Shejhul Islam Ibën Tejmije, ka thënë: “Nuk është vërtetuar asgjë që flet se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka fërkuar qafën gjatë abdesit të tij, pra s’është transmetuar asnjë hadith sahih, madje të gjitha hadithet sahihe ku përshkruhet mënyra e të marrit abdes nga i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, nuk përmendet fare që ai ka fërkuar qafën. Andaj për këtë arsye shumica e dijetarëve, siç është Maliku, Shafiiu dhe Ahmedi, -siç është e dukshme në medh’hebet e tyre-, nuk e kanë preferuar një gjë të tillë. Kurse ata që e kanë pëlqyer këtë vepër janë mbështetur në një ether (transmetim) që i atribuohet Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-, po sikurse gjithashtu janë argumentuar edhe me një hadith daif se: “Ai e fërkoi kokën derisa arriti në zverk” dhe këso transmetime assesi nuk arrijnë të konsiderohen sahiha, sikurse edhe nuk bien në kontradiktë me atë që argumentojnë hadithet e tjera, andaj ai që e le fërkimin e qafës, të dijë që abdesi i tij është i saktë dhe valid sipas koncenzusit të të gjithë dijetarëve!”[1]

Kurse këtë hadith, pra: “Ai, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e fërkoi kokën derisa arriti në zverk, (kurse zverku) është fillimi i qafës!”; E ka shënuar Ebu Davudi në “Sunen” (132), kurse për daif e ka konsideruar Shejh Albani në “Daifu ebi Davud”.[2]

Kur Imam Neveviu, i ka përmendur mospajtimet e dijetarëve shafijë ndërmjet vete në çështjen e fërkimit të qafës gjatë abdesit, ka radhitur kësisoj: “Mendimi i parë: Është sunet të fërkohet me ujë të ri; I dyti: Pëlqehet, por s’është sunet; I treti: Pëlqehet nëse bëhet me ujin që është fërkuar me të koka dhe veshët; I katërt: As nuk është e pëlqyer, e as që është sunet. Dhe ky mendimi i katërt është i saktë dhe i qëlluar, andaj Imam Shafiu s’e ka përmendur fare, as dijetarët e hershëm e as autorët që kanë shkruar për këtë medh’heb. Diçka e këtillë, pra fërkimi i qafës nuk është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë, -siç gjendet në “Sahih” të Muslimit- se: “Punët më të këqija janë të sajuarat, e çdo bidat është devijim!”. Kurse në “Sahih” të Buhariut, po edhe të Muslimit, është shënuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush shpik  në fenë tonë, diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar!”Kurse në transmetimin e Muslimit, qëndron se: “Kush bën një punë që nuk përputhet me çështjen tonë, ajo është e refuzuar!”Kurse hadithi i transmetuar nga Talha bin Masraf, ai nga babai i tij, sikurse edhe ai nga babai i tij, se ai e ka parë të Dërguarin e Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke e fërkuar kokën derisa arriti te qafa, ky hadith është daif me koncenzus. Kurse ajo që ka thënë Gazaliu, se: “Fërkimi i qafës është sunet, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, se: “Fërkimi i qafës është sigurim nga prangat!”[3] është gabim dhe gallatë, ngase ky hadith është mevduë (i shpifur), nuk është fjalë e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.”[4]

Ibën Kajjim, -rahimehullah!-, ka thënë: “Për fërkimin e qafës gjatë abdesit nuk vërtetohet asnjë hadith!”[5]

Kurse Shejh Bin Bazi, ka thënë: “As nuk pëlqehet, e as që është e ligjësuar të fërkohet qafa; Fërkimi është vetëm për kokën dhe veshët, siç argumenton për këtë Kurani dhe Suneti!”[6]

IslamQA, me nr. 70,120

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shih: Ibën Tejmije, Mexhmuul-Fetava, 21/127

[2] E ka shënuar edhe Taberaniu në “Muëxhemul-Kebir” (15,767), e të tjerë. Për daif e kanë vlerësuar edhe ulematë e tjerë të hadithit, madje Imam Neveviu në “El-Mexhmu” (1/464) përcjellë konzencus në këtë çështje. Sh. P.

[3] E ka vlerësuar për mevduë Shejh Albani në “Es-Silsiletu ed-Daife” (69), kurse Irakiu në “Tekhrixhul-Ihja” (1/184) ka shënuar se isnadi i këtij hadithi është daif. Sh. P.

[4] Shih: Imam Nevevi, El-Mexhmu, 1/489

[5] Shih: Ibën Kajim, Zadul-Mead, 1/195

[6] Shih: Mexhmuu fetava ibni baz, 10/102

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...