A e prish agjërimin përdorimi i pikave për sy, vesh dhe hundë?

A e prish agjërimin përdorimi i pikave për sy, vesh dhe hundë?

0 9299

Pyetje: eselamu alejkum hoxhë i nderuar, nëse një njëri ka problem me sytë dhe mjeku i jep pika për sy, a prishet agjërimi nëse i përdor këto pika? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: sipas mendimit më të saktë, pikat e syrit nuk e prishin agjërimin edhe nëse ndihet shija e tyre në fyt, sepse kjo nuk llogaritet  haje e pije as realisht e as në kuptim si dhe syri nuk është rrugë nëpër të cilin merret ushqimi. Këtë mendim e mbron shejhulsialm Ibën Tejmije kurse prej bashkëkohorëve Ibën Bazi dhe ibën Uthejmini. Të njëjtën dispozitë e marrin edhe pikat e veshit.

Megjithëkëtë, nëse ekziston mundësia, më mirë është që këto pika të përdorën pas iftarit ose para imsakut, në mënyrë që t’i ikim mospajtimit të dijetarëve.

Për sa i përket pikave në hundë, dijetarët konsiderojnë se ato e prishin agjërimin sepse hunda është rrugë nëpërmjet së cilës mund të merret ushqimi dhe për faktin që i Dërguari ka thënë: “tërhiqe ujin fuqishëm në hundë (gjatë marrjes së avdesit) përpos nëse je agjërueshëm.” (Sahih Ebu Davud)