Pyjetja: Në fetvanë nr. 12.597 ju keni deklaruar se gëlltitja e pështymës nuk prish agjërimin, sepse kjo nuk konsiderohet ngrënie dhe pirje. Por në fetvanë nr. 78.479 ju thatë se gëlltitja e çdo gjëje prish agjërimin, nëse ajo është ushqim, pije apo ndonjë gjë tjetër, edhe në qoftë se ajo është një monedhë. Unë jam me të vërtetë i hutuar. Cili është vendimi në rastin kur qëllimisht gëlltit pështymë (mukozë) që vjen poshtë nga hunda ose fyti; a e bën kjo të pavlefshëm agjërimin?
Falënderimi i qoftë Allahut.
Pikëpamja më e saktë shkencore është se pështyma (gëlbaza) nuk e prish agjërimin, siç u shpjegua më parë në fetvanë nr. 172499. Kjo nuk kundërshton faktin se agjërimi është i pavlefshëm nga gëlltitja e çdo gjëje, edhe nëse ajo nuk është ushqim, si guraleci.
Në el-Havi el-Kebir (3/456) thuhet: Imam Shafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Nëse ai gëlltit një gur zalli ose diçka që nuk është ushqim, ose përdor një injkeksion, ose trajton një plagë dhe arrin në barkun e tij, apo ai përdor diç dhe ajo arrin brenda kokës së tij, atëherë ai ka prishur agjërimin, nëse ai mbahet mend (se ai ishte agjërueshëm), por nuk e prish atë nëse ai ka vepruar këtë nga harresa.”
El-Mauardi ka thënë: “Ky është rasti nëse ai gëlltit ushqim apo pije apo diçka që s’është as ushqim as pije, si një dirhem (monedhë argjendi) ose një guralec, apo një arrë ose një bajame, atëherë ai ka prishur agjërimin duke bërë ndonjë nga këto gjëra, dhe ai duhet të kompensojë atë ditë në qoftë se ai e bëri atë me qëllim, duke kujtuar se ai ishte agjërueshëm; por në qoftë se ai e bëri atë nga harresa, atëherë agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.”
Kjo çështje është diskutuar më parë.
Arsyeja pse nuk ka asnjë kontradiktë është se pështyma vjen nga brenda trupit dhe kjo është pjesë e qenies së tij fizike, kështu që nëse një person e gëlltit, kjo nuk mund të thuhet se ai ka gëlltitur diçka nga jashtë trupit të tij. Kjo është ndryshe nga rasti me një gur dhe të ngjashme; ai i cili e merr atë dhe e gëlltit ai ka marrë diçka nga jashtë trupit të tij, kështu që agjërimi i tij është e pavlefshme në këtë mënyrë. (me gëlltitjen e diçkaje nga jashta trupit).
Ibn Habibi ka thënë: Kushdo që pastron fytin e tij, atëherë gëlltit pështymën e tij, edhe nëse ai arrin skajet e gjuhës së tij, nuk është ndonjë mëkat për të, por kjo nuk është e përshtatshme, sepse pështyma nuk është ushqim apo pije, dhe kjo rrjedh nga brenda në kokë.
Në librin (el-Bahr er-Ra’ik Sherh Kenz ad-Deka’ik) (2/294) thotë: “Nëse mukoza hyn në hundën e agjëruesit nga brendia e kokës së tij, e ai e gëlltit atë dhe ajo hyn në fytin e tij si pasojë e një veprim të qëllimshëm nga ana e tij, nuk është ndonjë mëkat për të, sepse ajo është e njëjtë si pështyma e tij; përveç nëse ai e vë atë në dorën e tij, më pas e gëlltit. Në këtë rast ai ka për të bërë kompensim atë ditë. Dhe e njëjta vlen edhe për pështymën dhe mukozën që del nga goja e tij apo hunda, e më pas ai gëlltit atë, nuk është i pavlefshëm agjërimi i tij.”
Megjithatë ne kemi theksuar më parë se gëlbaza është diçka që është konsideruar zakonisht e neveritshme, kështu që ai nuk duhet ta gëlltit, nëse ai është në gjendje ta nxjerr atë.
Dijetari Sharanbilal el-Hanefi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Në (el huxheh); Ibrahimi u pyet në lidhje me atë që gëlltit pështymën e tij.
Ai tha: Nëse është më pak se një kafshatë, kjo nuk do të prish agjërimin, sipas konsensusit [dmth, në mesin e hanefive].
Por në qoftë se ai mbush gojën e tij, atëherë ai bën të pavlefshëm agjërimin e tij, sipas Ebu Jusufit; por sipas Ebu Hanifes nuk e ka të pavlefshëm, por ai duhet të nxjerr gëlbazën në mënyrë që të mos e prish agjërimin e tij.
Imam Shafiu ka thënë: Siç u theksua nga dijetari Ibn Shahnah: “Që agjërimi i tij të jetë i vlefshëm sipas konsensusit të dijetarëve, për shkak se ai është në gjendje të nxjerr atë.”
Nga (Maraki el-Falah Sherh Nur el-Idah (246))
Allahu e di më së miri.
Burimi: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli