32.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

A është e vërtetë se Iblisi qan kur njeriu bën sexhde?

Pyetje: A është e vërtetë se Iblisi qan kur njeriu bën sexhde?

Përgjigje: Në emër të Allahut, falënderimi i takon Atij…

Është vërtetuar në një hadith të cilin e transmeton  Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur biri i Ademit lexon ajetin e sexhdes dhe bën sexhden, shejtani largohet duke qarë dhe thotë: mjerë për mua! Biri i Ademit u urdhërua të bëjë sexhde, e bëri dhe për të është xheneti. Unë u urdhërova të bëj sexhde, refuzova dhe për mua është xhehenemi.”

Këtu bëhet fjalë për sexhde tilaven, d.m.th. për ato ajete të cilat kur lexohen duhet bërë sexhde. Numri i këtyre ajeteve është pesëmbëdhjetë në Kuran. Këto sexhde janë në suren Araf, Rad, Nahël, Isra, Merjem, dy në suren Haxh, Furkan, Nemël, Sexhde, Sad, Fusilet, Nexhëm, Inshikak dhe Alek. Sipas mendimit të pjesës dërmuese të dijetarëve kjo sexhde është sunet i fortë, sidomos kur vështrojmë hadithin e lartëcituar.

Kjo qarje e Iblisit nuk është si rezultat i pendimit. Kurtubiu në librin e tij Mufhim thotë: “kjo qarje nuk është për shkak keqardhjes që ndien për mëkatet e tij, apo kthimit nga rruga që ka marrë, por për shkak zilisë, mllefit dhe dhimbjes që ndien kur një bir i Ademit fiton xhenetin. Kjo ndjenjë e tij është e përafërt me atë që i ndodh atij kur thirret ezani dhe ikameti dhe Ditën e Arafatit.”

I Dërguari thotë “kur thirret ezani, shejtani ia mbath dhe lëshon gazra” (Muslimi)

Po ashtu thotë: “nuk është parë shejtani ndonjëherë më inferior, më i nënçmuar dhe më i mllefosur se Ditën e Arafatit. Kjo ndodh për shkak mëshirës së madhe që zbret atë ditë” (Taberani, daif)

Parashtrohet pyetja: a përfshihen këtu të gjitha sexhdet apo vetëm sexhde tilave?

Këtu hadithi flet për një çështje të fshehtë që nuk mund të arrihet me mendjet tona, prandaj kur kemi të bëjmë me çështje të këtilla atëherë e kemi për obligim të ndalemi aty ku ndalet teksti i sheriatit, pa shtuar dhe pa lënë mangët asgjë. Hadithi përmend se shejtani qanë kur lexohet ajeti i sexhdes dhe lexuesi bën sexhde. Në asnjë koment të këtij hadithi -me aq sa kam lexuar – dijetarët nuk kanë thënë se bëhet fjalë për çdo sexhde porse janë mjaftuar me përmendjen e asaj që është përmendur në hadith. Këtë e forcon edhe fakti se Muslimi në Sahihun e tij këtë hadith e vendoi nën titullin “Kreu: vlera e sexhdes kur lexohet ajeti i sexhdes, qarja e shejtanit dhe lutja e tij kundër vetes kur lexuesi bën sexhde.” Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...