7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A është i vërtetë “hadithi i Alkames”?

Pyetje: Një temë e re që ka dal ne faqen tuaj të internetit dhe ka qenë ma herët edhe ne revistën e albislamit qe titullohet “A jam i sjellshëm ndaj prindërve” fjala është për një hadith qe quhet hadithi i Alkames, kinse Pejgmaberi nuk ka dashur ta djeg trupin e tij e deri në fund… a është ky hadith apo vetëm është fjale apo tregim fare i thjeshte?

 

Përgjigje: Bismilahirrahmanirrahim
Falënderimi i takon Allahut…
Nëse e keni fjalën për ketë hadith:

“Përcillet se në kohën e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, një i ri, i cili quhej Alkame u sëmur dhe iu rëndua sëmundja. Ai ishte në prag të vdekjes prandaj i thanë atij: thuaj La ilahe il-la Allah, por gjuha e tij nuk e shqiptonte dot këtë fjali. Kur u informua për këtë rast Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, tha: A i ka prindërit gjallë? Thanë (shokët tij): Babai i ka vdekur, ndërsa nënën e ka ende gjallë, por është e shtyrë në moshë. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, dha urdhër, që t’ia sjellin aty nënën e Alkames! Ajo erdhi. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, e pyeti rreth gjendjes së të birit të saj. Plaka (nëna e Alkames) i tha: Falej kaq e kaq, agjëronte kaq e kaq, jepte sadaka kaq e kaq dhe unë nuk e dija sa është pesha e as numri (sasia) i tyre. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, e pyeti: si është gjendja (raportet) ndërmjet teje dhe atij? Unë, -thotë plaka (nëna e Alkames) jam e hidhëruar me të. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, i tha asaj: Vetëm kaq? Plaka i tha: Ai e favorizonte gruan e tij ndaj meje. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, i tha: Vërtet hidhërimi i nënës së tij ndaj tij ka bërë që t’i bllokohet gjuha për shqiptimin e shehadetit. Pastaj Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, e urdhëroi Bilalin: Shko e mblidh një tufë drush, që ta djegim në zjarr. Nëna tha: O i Dërguar i Allahut, ai është biri im, fryt i zemrës sime e të digjet në zjarr para syve të mi? Si e lejon zemra ime këtë? Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, i tha: Nëse dëshiron të gëzosh që Allahu t’ia falë mëkatin, pajtohu me të, se pasha Atë, në dorën e Kujt është shpirti im, nuk do t’i bëjë dobi namazi, sadakaja e agjërimi askujt, deri sa nëna është e hidhëruar me birin ose bijën e saj. Ngriti plaka dorën e saj e tha: E kam dëshmitar Allahun, të kam dëshmitar ty, o Resulullah salAllahu alejhi ue selem, dhe i kam dëshmitar të gjithë këta që janë të pranishëm, se unë jam i kënaqur me të. Muhamedi alejhi selam i tha: O Bilal, nisu të shohësh se a po e shqipton Alkameja shehadetin, sepse nëna e tij nga turpi prej meje ndoshta ka folur atë që nuk e ndien me zemër. Bilali shkoi dhe kur arriti tek dera dëgjoi zërin e Alkames duke thënë: La ilahe il-la Allah. Alkameja vdiq. Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, dha urdhër t’ia përgatisin xhenazen dhe ta qefinosin. Pastaj ia fali xhenazen dhe e varrosi. Pas varrimit ai i mbajti një fjalim muslimanëve dhe i porositi që të kenë kujdes nga hidhërimi i nënave, sepse kënaqësia e Allahut është me kënaqësinë e prindërve, babait e nënës, ndërsa hidhërimi i Tij është me hidhërimin e tyre.”

atëherë themi qe nuk është i vërtetë porse shume i dobët siç vërteton Ibën Xheuzij, El Iraki, Sheukani dhe Albani prandaj nuk është mirë të përmendet si argument. Ajetet dhe hadithet qe flasin për bamirësinë ndaj prindërve janë të shumta dhe të mjaftueshme për të kuptuar këtë teme.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...