22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A është përmendur dimri në Kuran apo Sunet? A mund të përmendni disa?

A e ka përmendur Allahu në Kuran, apo Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dimrin, apo diçka në lidhje me dimrin?

Përgjigje: Edhe pse në shumë vise e sidomos tek ne dallojmë katër stine gjatë vitit pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin, te pleqtë hasim se vitin e kanë ndarë në dimër dhe verë. E njëjta gjë ka ndodhur tek arabët. Allahu në suren Kurejsh i përmend të dy stinët, dimrin dhe verën: “Për hir të garantimit që gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!”, që nënkuptohet se pranvera dhe vera janë një periudhë dhe vjeshta me dimrin janë një periudhë tjetër, kështu që reshjet, si shiu, bora, breshëri etj., që përmenden në tekstet Kuranore dhe në hadith kanë të bëjnë me stinën e dimrit.

Me këtë gjë dua të bëj një vërejtje, se kemi hasur tek të vjetrit tanë, se fillimin e periudhës dimërore e kanë quajturShmitër (Shën Mitër), ndërsa atë verore Shën Gjergj, e këtë të fundit edhe e kanë festuar nëpërmjet manifestimeve të ndryshme, po edhe me disa besëtytni. Dua që t’ua tërheq vërejtjen për këto vepra të injorancës dhe nuk i takon muslimanit, që t’i emërtojë kohët apo vendet me emra të mushrikëve.

Çfarë mund të na përmendni nga ato tekste në lidhje me dimrin?

Përgjigje: Allahu i madhëruar ka përmendur në Kuran në suren Rad (murmurima-bubullima) murmurimën dhe se ajo e madhëron Zotin Fuqiplotë. Ka përmendur edhe rrufenë dhe vetëtimën: “Ndërkaq, murmurima e madhëron(Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth Allahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.” Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se një njeri nga paria e mushrikëve ka polemizuar dhe i ka thënë Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te: Kush është Zoti yt tek i cili po më ftoni ju? A është prej hekuri? Apo mos është prej bakri? Prej argjendi? Apo ari? -Në këtë çast Allahu i dërgoi rrufetë dhe ia dogji atij kokën.

Ibën Abasi rrëfen se një ditë kanë ardhur disa çifutë tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, dhe e kanë pyetur: O Ebu Kasim, na trego për murmurimën, çfarë është ajo? Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, iu tha: “Ajo është engjëll që është i angazhuar me retë, me vete ka zjarr dhe i çon me to retë nga të dojë”. Ata pyetën: Çfarë është ky zë që ne e dëgjojmë? “Qortimi  i resë, derisa arrin atje ku e kanë urdhëruar” – u përgjigj. Ata thanë: Të vërtetën e the. (Silsile Sahiha nr. 1872)

Po ashtu Allahu ka përmendur shiun dhe breshrin në suren Nur, ajeti 43: “A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së resë gati sa s’ta merr shikimin”.

Nga tekstet ku përmendet dimri kemi edhe hadithin që përcjell Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre nga Ebu Hurejre, Allahut qoftë i kënaqur me te, se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thënë: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë: “O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”. Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër. Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”.

Po ashtu në ndryshimin e klimës ka edhe urtësi për ata që meditojnë. Njëri nga selefët ka thënë: Çdo herë që e kam parë borën duke rënë kam kujtuar fletushkat në Ditën e Kijametit.

 

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...