Pyetje: A është sunet rruajtja e flokëve për vajzën e posalindur?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…
Rruajtja e flokëve të foshnjës vajzë nuk është sunet në ditën e shtatë ashtu siç është për foshnjën mashkull.
Hanbelitë argumentohen se në origjinë qëndron ndalimi i rruajtjes së flokëve për vajzë, dhe rruajtja e flokëve nuk është përmendur pos për foshnjën mashkull.
Ibn Kudame në “Mugni” ka thënë: “Nuk ka kundërshtim të transmetimeve se rruajtja e flokëve të femrës është e urryer, pos për nevojë.”
Hilali transmeton nga Katade, ai nga Ikrime të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që femra të rruan flokët e saja.”
Pasi që nuk vlerësohet si i vërtetë hadithi për rruajtjen e flokëve të femrës, çështja mbetet ashtu si në origjinë e që është ndalimi i rruajtjes.
Mirëpo mund të thuhet se nëse kjo ndikon në forcimin dhe shpeshtimin e flokëve, atëherë nuk prish punë, ngase është e njohur që nevoja arsyeton atë të urryerën.
islam-qa.com / albislam.com