15.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

A ishte kader (caktim) i Allahut fatkeqësia e autobusit në Bullgari?

A ishte kader (caktim) i Allahut fatkeqësia e autobusit në Bullgari?

Caktimi i Allahut është një nga temat më diskutabile në teologjinë islame. Për të kuptuar përgjigjen e lartëpërmendur duhet të mësojmë çka nënkuptojmë me termin: caktimi i Allahut?
Përgjigjja është: me kaderin apo caktimin e Allahut nënkuptojmë 4 gjëra:
1. Allahu i di të gjitha gjërat para se të ndodhin ato.
2. Allahu i ka shkruar të gjitha gjërat që ndodhin para krijimit të tokës dhe qiejve.
3. Gjithçka që ndodh është me vullnetin (lejen) e Allahut.
4. Allahu i krijoi parakushtet për çdo veprim e ato janë: mundësia dhe dëshira.
D.m.th. çdo gjë në kosmos që ndodh përfshihet në këto 4 pika.
Mirëpo çka nënkuptojmë me vullnetin apo dëshirën e Allahut? A e dëshiron Allahu të keqen?
Përgjigjja: dëshira e Allahut ndahet në 2 lloje:
*Dëshirë kosmologjike (iradeh keunije) që nënkupton ligjet si funksionon gjithësia dhe jeta.
*Dëshirë legjislative (iradeh sher’ije) që nënkupton gjërat që i kërkon Allahu nëpërmjet udhërave dhe ndalesave të tij nga njerëzit dhe xhinët të cilët veprojnë me vullnetin e tyre të lirë.
Dëshirë kosmologjike e Allahut është ekzistimi i të mirës dhe të keqes, rrugës së shejtanit dhe rrugës së pejgamberit.
Dëshirë legjislative e Allahut është që ne të zgjedhim të mirën dhe të largohemi nga e keqja. Vetëm për këtë pikë, nuk kemi të drejtë të themi për një vepër kriminale që ishte dëshira e Allahut, sepse Allahu nuk e kërkon të keqen, prandaj asnjë mëkatar, kriminel apo kundërvajtës nuk mund të arsyetohet me kader.
Nga ana tjetër Allahu ka krijuar ligjin që mundëson ekzistimin e të keqes dhe të mirës dhe kjo quhet dëshirë kosmologjike e Tij.

Vetëm me këtë ndarje, harmonizohen të gjitha tesktet fetare qofshin ato ajete apo hadithe.
Dy gjëra për fund:
1. Është gabim të themi për një vepër e keqe qoftë apo e mirë: nuk ishte caktim i Allahut.
2. Çdo kriminel, mëkatar apo kundërvajtës duhet të përgjigjet për gabimin e tij dhe nuk ka të drejtë të arsyetohet me kader.

Allahu i mëshiroftë viktimat ndërsa familjarët e tyre i freskoftë me durim dhe bindje dhe i bashkoftë në xhenet në botën tjetër!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...