Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit.
Vëlla i nderuar!
Ja pra vetëm se na erdhi Ramazani në dyert tona.
Ramazani, për të cilin shumë gjatë u përmalluan zemrat e të devotshmëve.
Ramazani, për të cilin shumë gjatë u përmalluan shpirtrat e bamirësve.
Si të mos përmallohen për muajin e mirësive dhe begative. Për muajin e faljes dhe mëshirës.
Vëlla i nderuar, këtë muaj Allahu e veçoi me veçori të mëdha, e dalloi me vlera të ndryshme, është muaji i agjërimit, që është një prej shtylle të islamit.
Agjërimi, që çdo vepër e birit të Ademit është për atë, përveç agjërimit, ai është për Allahun dhe Ai e shpërblen.
Është muaji në të cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.
Vëlla i nderuar!
Prej vlerave më të mëdha të muajit Ramazan është se ky muaj wshtw sezon i madh i faljes.
Po, i faljes për të cilën kemi nevojë që të gjithë. Falje, kujt i është dhënë, me të vërtetë i është dhënë e gjithë mirësia. A ka që i pengon robërit nga hyrja në xhenet pos shkaku se ata nuk janë të falur? A hyn njerëzit në zjarr pos për shkak të mëkateve të cilat nuk janë falur?
Mëkatet të cilat janë shkak i çdo të keqeje, fatkeqësie.
Mëkatet të cilat në zemër mbjellin errësirën dhe vrazhdësinë.
Mëkatet të cilat ndërhynë mes teje dhe Zotit.
Vëlla i nderuar!
Ti i cili e ke stërngarkuar veten me mëkate ja sezoni i faljes erdhi, dëgjo këto hadithe të vërteta që të njohësh lumenjtë e faljes në këtë muaj të bekuar.
1- Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit, me besim dhe shpresë, i falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.
2- Njashtu nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë shlyerje të mëkateve mes këtyre, nëse largohen mëkatet e mëdha.” E transmeton Muslimi.
Sa përgëzim i madh, përgëzim i faljes, ti që e agjëron këtë muaj duke shpresuar Fytyrën e Allahut, kërko shpërblimin nga Allahu dhe përgëzohu me falje me lejen e Allahut.
Vëlla i nderuar!
Nëse dëshiron faljen le të jetë agjërimi jot agjërim nga haramet para se të agjërosh nga gjërat e lejuara, le të agjërojë dëgjimi jot, shikimi, gjuha, çdo gjymtyrë. Allahu e ka bërë haram për ty ngrënien dhe pijen gjatë ditës së agjërimit që në origjinë janë të lejuara, që të tërheq vërejtjen për lënien e harameve si më primare. Nëse ti nuk vepron ashtu, atëherë dëgjoje këtë hadith në të cilin thotë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem: “Kush nuk e le gënjeshtrën, injorancën dhe të vepruarit me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të braktis ushqimin e pijen.”
Dëgjo edhe njëherë thënien tjetër tw tij ku thotë: “Sa agjërues, nuk i mbetet nga agjërimi i tij pos urisë dhe etjes dhe sa namaz falës nuk i mbetet nga namazi i tij pos qëndrimit dhe lodhjes.”
Sa njerëz ka që vetëm se kanë qëndruar në uri, sa kanë qenë të etur, sa janë lodhur, por nuk ju mbet atyre asgjë nga shpërblimi, se ata nuk agjëruan nga haramet.
Vëlla i nderuar!
Allahu është i panevojshëm për ty, për urinë dhe etjen tënde, mirëpo Allahu prej teje dëshiron diçka që fshihet pas agjërimit, që është devotshmëria.
Ky është qëllimi për të cilin e bëri Allahu të obliguar agjërimin “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë juve obligim, ashtu siç ka qenë edhe për ata para jush që të und të bëheni të devotshëm.”
Pra, bëhu i devotshëm që të meritosh faljen, ruaje gjuhën, ule shikimin, ruaje dëgjimin nga ndalesat derisa të kënaqen në xhenetit me lejen e Allahut.
Adhurimi gjatë Ramazanit:
3- Ebu Hurrejra, radijallahu anhu, transmeton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sele ka thënë: “Kush falet gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë, I falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.
Janë net të caktuara, drejtoji këmbët për Allahun , falu për Të, të arrish këtë falje, vendos që tani dhe je i sinqertë me Allahun
Bile dëgjo këtë përgëzim nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sikur që është shënuar në sunenet, hadithi që e transmeton Ebu Dheri, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Njeriu nëse falet me imamin deri sa të përfundon, i llogaritet atij namaz nate.”
Adhurimi në natën e kadrit:
4- Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se i dërguari salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush kryen adhurim gjatë natës së kadrit me besim dhe shpresë, i falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.
Një natë e vetme, të mundohesh të kryesh adhurime, për të cilën natë i dërguari salallahu alejhi ve selem bënte itikaf dhjetë netët e fundit prej Ramazani për shkak të kësaj nate, të përfiton prej saj, ndërsa Allahu atij ia kishte falur mëkatet e mëhershme dhe ato të mëvonshme, sa nevojtar që jemi ne, ne që e dimë rrugëtimin tonë të gjatë, gjendjen tonë në ditën e Kiametit, të mundohemi në këtë natë, që është më e vlefshme se 83 vite.
Vëlla i nderuar!
Regjistrat janë mbushur me mëkate e gabime, a të mos i pastrojmë ato me një natë të vetme? Që ta arrish këtë natë duhet që dhjetë netët e fundit të japësh mundin tënd në adhurim, nëse vërtetë je i sinqertë të kërkosh falje.
Faljen e kemi para nesh, lumenjtë e faljes, që po ecin për ty, eja dhe zhytu në ato që të pastrohesh, ndoshta kjo ti shlyen ty fletët, sado që të zeza qofshin ato, ndoshta ti shlyen ty mëkatet, sado qoftë që kanë ndërhyrë mes teje dhe Zotit.
Betohem në Allahun, se Allahu nuk i ka hapur dyert e xhenetit pos që ty të mundëson të futesh në të. Dhe nuk ka mbyllur dyert e zjarrit pos që ty të largon prej tyre.
Nuk i ka prangosur djajtë pos që ti të afrohesh afër Tij, të adhurosh atë, që janë shkaqe që Ai të jetë i kënaqur, dhe që ti të jesh i lumtur.
Vëlla i nderuar!
A ka më të mëshirshëm se Zoti, që është i panevojshëm për ne dhe adhurimin tonë? E pamundur. Shiko se si ai sillet me ty e si ti sillesh me Të.
I bën mëkat, e Ai ta mbulon, rebelohesh me mëkate e Ai është i butë me ty, ngarkohesh me mëkate e Ai të thërret në falje dhe pendim. Allahu thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, me të vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, vetëm Ai është Falësi dhe Mëshiruesi”.
Vëlla i nderuar! Medito rreth këtij ajeti, sa i do Allahu robërit e Tij, jo vetëm ata të mirët, por ata që ngarkohen me gabime, të drejtohet dhe thotë: “Robërit e mi” që të bën me dije se ti sado që ke vepruar mëkate, ti ende vazhdon të jesh rob prej robërve të Tij.
Pastaj të tregon që të mos humbësh shpresën në mëshirën e Tij, dhe se Allahu i fal që të gjitha mëkatet, sado të mëdha që janë ato, nëse ti pendohesh.
Muaji i Ramazanit dhe mundësit për falje janë vetëm se për ty, që të fshihen mëkatet tua.
Falja e mëkateve është ëndërr e të mirëve, Abdullah ibn Mesudi thotë: “Do kisha dashur që Allahu të më fal një mëkat.”
Mirëpo, subhanallah! Ka prej muslimanëve të cilët nuk dëshirojnë faljen e mëshirën, e bënë Ramazanin muaj të lojërave dhe dëfrimit, humbin ditët në harame, ndeja të natës në mëkate, mëkatet e tyre, faqet e zeza në regjistrat e tyre vetëm se shtohen.
A nuk kujtohen me hadithin e Xhabir ibn Semure, radijallahu anhu, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Më erdhi xhibrili, dhe më tha: O Muhamed! Ai i cili takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet dhe hyn në xhehenem, e largoftë Allahu! Thuaj amin, e unë thashë amin.”
Shiko vëlla i nderuar, se kush po lutet dhe cili po bën Amin, ai që lutet është Xhibrili, alejhi selam, ndërsa Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë Amin, padyshim që lutja është e pranuar.
Vëlla i nderuar! A ke pyetur veten, se për kë janë gjithë këto vlera? A janë për melaqet? Për kafshët? Jo, asnjëherë, ato janë për ty dhe vetëm për ty.
Vëlla i nderuar! Ditët e ramazanit janë ditë të faljes, mëshirës, të shlyerjes së mëkateve.
A nuk ka ardhur koha që të falen mëkatet e tua.
O ti i cili kërkon falje, ja shkaqet e faljes para teje, para duarve tua.
Allahu dëshiron që t’i fal mëkatet robërve të Tij: “Allahu dëshiron që tua falë juve.” Por, nuk ia jep faljen pos atij që e meriton.
Nëse nuk na falen mëkatet në Ramazan, kur do të na falen? Nëse Allahu nuk na pranon pendimin në Ramazan, kur do të na e pranon?
Vëlla i nderuar! Mos e nënçmo asnjë mëkat, se Allahu një grua e futi në zjarr për shkak të një mace që e kishte prangosur, kujdes, që të asgjësosh mëkatet, mos shiko në mëkatin sa i vogël që është, por shiko Madhështinë e Atij që mëkat po i bën.
Vëlla i nderuar! Shpejto në muajin e faljes, muajin e mëshirës, jepe mundin tënd në adhurime, shpeshtoi, largohu prej mëkateve, sepse nuk ka mundësi të arrihet falja pos se në këtë mënyrë.
E lus Allahun, të na ndihmon në këtë muaj të Ramazanit, të na jep sukses në vepra të mira, e të na fal mëkatet që të gjithve.
Muhamed Xhabiri
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com