A lejohet gjidhënësja të prishë agjërimin!?

A lejohet gjidhënësja të prishë agjërimin!?

0 1642

Pyetja: A lejohet gjidhënësja të prishë agjërimin!? Nëse po, atëherë kur duhet ti kompensojë ditët e mosagjëruara, si dhe a ka mundësi t’i kompensojë ato ditë duke ushqyer të varfrit !?

Përgjigje: Po, le të prishë agjërimin nëse frikësohet se ka mundësi t’i ik qumështi. Ndërsa ditët e mosagjëruara le t’i kompensojë në periudhën e dimrit kur dita është më e shkurtër dhe koha e ftohtë, apo kur ka mundësi vitin tjetër etj.

Motrës në fjalë nuk i lejohet kompensimi i ditëve të agjërimit duke ushqyer të varfrit, nëse ajo e posedon arsyetimin për të cilën nuk po agjëron.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com