14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A lejohet të lexohet e njëjta sure në çdo reqat, pas sures Fatiha?!

Pyetja: A lejohet që një sure të cilën e lexojmë në reqatin e parë pas sures Fatiha, ta lexojmë edhe në reqatin e dytë pas sures Fatiha? A lejohet që të lexohet po e njëjta sure në të gjitha namazet ditore? A është namazi në rregull nëse njeriu vazhdimisht vepron në këtë mënyrë?

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut!

Së pari: Lejohet që njeriu të lexon një sure të caktuar pas Fatihas në reqatin e parë, e më pas të njëjtën sure ta lexon edhe në reqatin e dytë.

Këtë e vërteton transmetimi i Ebu Davudit, se një njeri prej Xhuhejne: “Ka dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke lexuar në sabah me (Idha zulziletil erdu) në dy reqatet e para, e nuk e di se a veproi i dërguari sal, Allahu alejhi ve selem kështu nga harresa apo qëllimisht.” Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson si (hasen) në librin “Sahih Sunen Ebi Davud”, dhe ka thënë: “Rezulton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, këtë e kishte bërë qëllimisht për ta ligjësuar.”

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja, radijAllahu anha se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kishte dërguari një person me një ekip vëzhgues, e ai lexonte në namaz dhe e përfundote leximin me (Kul huva Allahu ehad)…”.

Ibnul Arabiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në shpjegimin e këtij hadithi: “Ky është një argument se lejohet të përsëritet një sure në çdo reqat.”

Së dyti:

Leximi i një sureje të caktuar në vazhdimsi, në çdo reqat pas sures Fatiha, dhe në të gjitha namazet, është e lejuar, sipas shumicës së dijetarëve.

Pos që edhe nëse është e lejuar, dhe namazi është i vlefshëm, dhe nuk e dëmton aspak, është në kundërshtim me sunetin, dhe udhëzimin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë më e pëlqyer dhe më mirë për të është që të lexon sure të ndryshme, kështu duke pasuar të dërguarin sal-Allahu alejhi ve selem.

Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Shembulli i kësaj është se një gjë mund të jetë i lejur por nuk është i ligjësuar fetarisht: tregimi për atë personin që e kishte dërguar i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në një ekip vëzhgues, u lexonte në namaz me shokët e tij (Kul huva Allahu Ehad), kur ata u kthyen i treguan të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë e i tha: “Pyeteni, përse ka vepruar ashtu? E tha: Kjo (sure) është cilësi e Mëshiruesit, dhe unë e dua ta lexoj.” I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem u tha: “Lajmërojeni se Allahu atë e do.” Kështu që i dërguari alejhi salatu ve selam, e pranoi këtë vepër të tij, që ai e kishte mbaruar namazin e tij me (Kul huva Allahu Ehad), por nuk e ka urdhëruar umetin e tij për këtë.

Na bëhet e qartë se prej veprave ka që janë të lejuara të veprohen por nuk janë të ligjësuara, që ka kuptimin se njeriu nëse e vepron nuk llogaritet të ketë gabuar, por nuk kërkohet që ai të vepron një gjë të tillë.” [Mexhmu’ul fetava 17/252].

Alla e di më së miri

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...