A më lejohet të falem me shortse?

A më lejohet të falem me shortse?

0 1463


A më lejohet të falem me shortse?

Përgjigjja: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut.

Allahu thotë: “Vishuni bukur atëherë kur faleni”. Shumë besimtarë nga gjeneratat e para këtë ajet e nënkuptonin në këtë formë: Për punët e përditshmërisë kishin një palë rroba, ndërsa për në namaz kishin rroba të tjera. Mundoheshin të dalin para Allahu sa më pastër, sa më elegant dhe sa më bukur, sepse “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën”. Kështu duhet munduar edhe ne të vishemi kur duam të falemi, sepse do t’i drejtohemi të Plotfuqishmit, Mbretit të mbretërve, Më të Lartit. Nëse këtë e bëjmë e kemi bërë gjënë më të mirë, por nëse veshjet tona, ndonëse nuk janë të bukura dhe mjaft të pastra, atëherë mjafton që ato rroba të mbulojnë pjesën e domosdoshme që duhet mbuluar në namaz për të qenë namazi i saktë. Në rastin tuaj, nëse shortsat arrijnë të mbulojnë gjurin tuaj edhe gjatë pozitës së uljes në namaz (dhe jo vetëm duke qëndruar në këmbë) atëherë namazi është në rregull. Allahu e di më së miri!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM