23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A më lejohet të shes gjëra që përdoren për festat e mosbesimtarëve?


Pyetje: kam nisur një biznes të vogël dhe gjatë festave të ndryshme shes mallra që janë specifike për krishtlindje, për 8 Mars e tjerë. A është haram një gjë e tillë? Unë më herët kisha një supermarket mirëpo e kam shitur ngase mes tjerash shitja birra dhe mish derri dhe nuk dëshiroj më t’i kthehem asaj pune. Më lejoni që t’ju pyes edhe për disa mallra tjera të cilat unë i shes sikur prezervativ, disa fotografi qeramikeje, cigare, bileta lotarie, disa barëra që përmbajnë alkool, ëmbëlsira të cilat mund të përmbajnë materie që janë të ndaluara për ne muslimanët por mund edhe të mos përmbajnë, pra a më lejohet që këto mallra t’ua shes klientëve të mi mosbesimtarë?

Përgjigje: Ke vepruar shumë mirë që ke lënë shitjen e birave dhe mishit të derrit. Lusim Allahun të të bekojë ty, furnizimin tënd dhe të të jep një zëvendësim më të mirë. Sa i takon pyetjeve tua përgjigjemi si vijon:

  1. a) Nuk i lejohet besimtarit të merr pjesë në festat e mosbesimtarëve siç janë krishtlindjet. Nuk lejohet as t’ju shes atyre gjëra që u ndihmojnë për festat e tyre ngase Allahu i madhëruar thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi” (Maide: 2). Të ngjashme janë edhe festat tjera të shpikura siç është festa e nënës, pra nuk lejohet të shesësh gjëra që do ndihmojnë këtë festë.
  2. b) Në esencë lejohet përdorimi i prezervativëve dhe shitja e tyre përpos nëse shitësi e di ose ka supozim të fortë se do përdoret në haram, në  atë rast nuk lejohet shitja. Rregulli që shërben si bazament për këto çështje – siç thotë shejhulislam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë – është: “çdo petk për të cilin ekziston një supozim i fuqishëm se do përdoret në haram nuk lejohet të shitet apo t’i qepet atij që do e përdorë për mëkate apo zullum.” (Sherhul Umde 4/386). Ky rregull është i përgjithshëm për çdo mall që shitet apo blihet.
  3. c) Ndalohet shitja e duhanit dhe biletave të lotarisë dhe çdo mall që dihet se do përdoret në haram. Komisioni i Përhershëm për Fetfa 13/55 ka dhënë këtë fetfa “nuk lejohet tregtia me duhan, nargjile dhe harame tjera ngase ato janë të fëlliqura dhe shkaktojnë dëme trupore, shpirtërore dhe materiale.” Sa i takon biletave të lotarisë mu ato janë bixhozi i ndaluar. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: “pasqyrimin që bëri pyetësi, pra blerja e një bilete pastaj mund të fitoj shumë të madhe parash, kjo bën pjesë në bixhozin për të cilin Allahu i madhëruar ka thënë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.” (Maide: 90-92) ky është bixhozi që nënkupton çdo allishverish në të cilën pjesëmarrësi nuk e di do fitojë apo do humbë, të gjitha janë të ndaluara, madje prej mëkateve të mëdha dhe shëmtia e tyre nuk është e panjohur për secilin që shikon se Allahu e përmendi atë në një rang me adhurimin e idhujve, alkoolin dhe fallin.” (Fetava islamije 4/414)
  4. d) Nuk lejohet fotografimi i qenieve të gjalla qoftë njeri, shpend apo gjallesë tjetër. Nëse ato janë me vëllim atëherë ndalesa është edhe më e madhe. Nisur nga kjo nuk lejohet shitja e këtyre fotografive nga qeramika apo të tjera nëse janë sipas shpjegimit që u përmend më lartë, në të kundërtën nëse janë peizazhe atëherë nuk janë të ndaluara. Komisioni i Përhershëm për Fetfa 13/73 shkruan: “shitblerja e fotografive të gjallesave është e ndaluar duke u mbështetur në thënien e të Dërguarit të Allahut: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ndalojnë shitblerjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve” (Buahriu dhe Muslimi)… dhe në shumë tekste tjera që flasin për ndalimin e fotografimit.”
  5. e) Barërat që përmbajnë alkool me përqindje të madhe aq sa konsumimi i bollshëm i tij do të shkaktonte dehje ato në fakt janë alkool dhe si të tilla ndalohet përdorimi apo shitblerja e tyre. Nëse përqindja e alkoolit është e vogël aq sa nuk shkakton dehjen e atij që pi një sasi të madhe prej atij bari, atëherë lejohet përdorimi dhe shitja. Komisioni i Përhershëm për Fetfa në lidhje me parfumet që përmbajnë alkool ka dhënë këtë fetfa: “nëse përqindja e alkoolit në parfum është aq sa pirja e një sasie të madhe prej tij do shkaktonte dehje, pirja e tyre është e ndaluar, dhe tregtia me to si dhe të gjitha përfitimet tjera, ngase ai parfum konsiderohet alkool, qoftë pak ose shumë. Nëse përqindja e alkoolit në ato parfume nuk shkakton dehje lejohet përdorimi i tyre dhe shitblerja duke u mbështetur në thënien e Muhamedit, sallahu aljehi ve selem: “ajo shumica e së cilës deh pakica e saj është haram.” 13/54
  6. f) Gjërat që i ndalohen një besimtari nuk lejohet t’ia shes as muslimanit e as jomuslimanit ngase jomuslimanët janë të ngarkuar me të gjitha detyrat e sheriatit sipas pjesës dërmuese të dijetarëve. Për ta ndalohet ajo që ndalohet për besimtarët, prandaj nuk lejohet t’u shitet atyre alkooli, mishi i derrit e as gjërat tjera të ndaluara sipas fesë tonë edhe po që se të njëjtat mund të jenë të lejuara në fetë e tyre sepse legjislacioni islam ka deroguar legjislacionet e feve para tij. Në lidhje me këtë Komisioni i Përhershëm për Fetfa ka dhënë këtë fetfa: “nuk lejohet tregtia me gjëra që Allahu i ka bërë haram qofshin ushqime apo gjëra tjera sikur vera, mishi i derrit madje edhe me jobesimtarët duke u mbështetur në thënien e Muahemdit, salallahu alejhi ve selem: “Allahu kur ndalon një gjë ndalon edhe përfitimin nga e njëjta…”

Muhamed ibën Salih elMunexhid

Përktheu: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...