Pyetje: nëse martohen dy të udhëzuar dhe fillohet të flitet me të madhe nga njerëzit për ta, a shndërrohet kjo në mësysh? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:
Mësyshi është një e vërtetë e konfirmuar nga sheriati dhe realiteti. Allahu thotë:
“وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ
“E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”” (Kalem: 51) Suddij gjatë komentimit të këtij ajeti ka thënë se bëhet fjalë për mësyshin. (Tefsir BEgavij, 8/202)
I Dërguari ka thënë:
” العين حق ولو كان شيء سابق القدر لسبقته العين ، وإذا استغسلتم فاغسلوا ”
“Mësyshi është realitet dhe sikur diçka të dilte nga kufijtë e kaderit do të dilte mësyshi, prandaj kur të kërkohet nga ju të laheni, përgjigjuni.” (Muslimi)”
Ibën Kajimi thotë: “mësyshi është shigjetë që del nga shpirti i smirëkeqit drejt atij ndaj të cilit ka smirë. Kjo shigjetë herë e qëllon cakun e herë e gabon. Nëse e gjen cakun të pambrojtur, e dëmton e nëse e gjenë të përgatitur, të armatosur, shigjeta s’ka ku ta qëllojë, në këtë rast nuk e dëmton gjë madje mund që kjo shigjetë t’i kthehet vetë atij që merr mësysh.” (Zadul mead, vëllimi 4, fq:154)
Mbrojtja nga mësyshi para se të ndodh nuk bie ndesh me bindjen se vetëm tek Allahu duhet të mbështetemi, madje kjo llogaritet prej tevekulit të mirëfilltë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ju lexonte nipave të tij Hasanit dhe Husejnit pa qenë të goditur nga mësyshi. Ai ju thoshte këtë lutje:
” أعيذكما بكلمات الله التامة من كل شيطان وهامة ، ومن كل عين لامة ”
Pra besimtari vazhdimisht duhet të jetë i përgatitur nga sulmet e ndryshme që mund t’i vijnë nga djajtë dhe ziliqarët edhe atë duke u fortifikuar me ibadet dhe dhikër.