A obligohet i varfëri i cili meriton t’i jepet zekat, të jep sadakatul fitrin?

A obligohet i varfëri i cili meriton t’i jepet zekat, të jep sadakatul fitrin?

0 2071

Pyetje: A obligohet i varfëri i cili meriton t’i jepet zekat, të jep sadakatul fitrin?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut të madhëruar, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Dijetarët theksojnë se i varfëri të cilit i tepron ushqimi për natën dhe ditën e Bajramit, e ka obligim të jep sadakatul fitër, mirëpo nëse nuk posedon tepricë ushqimi përpos për natën dhe ditën e Bajramit, atëherë nuk obligohet të jep sepse Allahu i madhëruar thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij” (Bekare:286)

Burimi: albislam.com