Pyetje: Nëse futim ujë në hundë ose kur bëjmë gargarë(futja e ujit në gojë gjatë abdesit) dhe pa dashje na depërton uji brendësin e barkut, a e prishim agjërimin apo jo !?
Përgjigje: Jo. Agjërimi nuk prishet nëse një gjë e tillë bëhet pa dashje, porse duhet të keni kujdes gjatë agjërimit në këto gjëra.
Themi se nuk e prishë agjërimin, duke u bazuar në fjalën e Allahut!,- xhele veala!,- ku thotë:
وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَـٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ اللَّـهُ غَفُورًا رَّحِيمًا ﴿٥﴾
”…. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues.” (El Ahzab: 5)
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013