A SHTOHET DHE A PAKËSOHET IMANI?

A SHTOHET DHE A PAKËSOHET IMANI?

0 2809

A shtohet dhe a pakësohet imani?

 

Prej çështjeve të cilat kanë të bejnë me imanin është edhe shtimi dhe pakësimi i tij, madje tek Ehlu-Sunneti dhe xhemati imani shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate.

Imam Lelekaiu i ka cekur një grup emrash të dijetarëve nga sahabet, tabiinët dhe imamëve të ndryshëm të cilët kanë thënë siç cekëm më parë me titull si vijon: “ Përmendja e asaj çka aludon ose është komentuar nga libri i Allahut, Sunneti i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe transmetimet e sahabëve, tabiinëve dhe dijetarëve të këtij umeti, se imani shtohet me punë të mira dhe dhe pakësohet me mëkate”. Pastaj i ka cekur me emra ata të cilët kanë thënë këtë:

Nga sahabët: Omer Ibn Hatabi, Abdullah Ibn Abasi, Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qofte i kënaqur prej tyre) dhe të tjerë.

Nga tabiinët: Sufjan Etheuri, Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, dhe të tjerë.

Nga Fukahatë: Imam Maliku, Xherir Ibn Abdul-Hamidi, Ahmed Ibn Hanbeli etj.

 

Ehlu-Sunneti dhe xhemati për shtimin dhe pakësimin e imaniti është bazuar në:

 

E para: Prej Kur’anit fisnik:

                                                                                                                                                                                                               

1 – Fjala e Allahut xh.sh.:” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për këtë.[1].

2 – Fjala e Allahut xh.sh:” Dhe kur iu lexohen atyre ajetet tona, iu shtohet imani dhe vetëm në Zotin e tyre mbështeten.[2].

3 – Fjala e Allahu xh.sh.: ” e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi,e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: Çka dashti All-llahu me këtë shembull? Ja ashtu, Allahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëzit.” [3]. Nga ajetet e mësipërme dëshmohet qartë se besimi shtohet dhe se çdo gjë e cila pranon shtimin, vlen për të edhe pakësimi.

 

E dyta: Prej Sunnetit profetik:

 

   1 – Fjala e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Imani është gjashtëdhjetë e ca pjesë, më e larta është fjala La ilahe il-lAllah, më e ulta është largimi i diçkaje prej rruge që i pengon udhëtarët, si dhe turpi është pjesë e imanit.”[4].

  2 – Fjala e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):”Do të hyn banorët e xhenetit në xhenet, banorët e xhehenemit në xhehenem, pastaj Allahu do të thotë: Nxjereni prej zjarrit kush ka në zemrën e tij qoftë edhe sa një kokër e lirit iman, pastaj do të dalin prej tij të zi (të katranosur), pastaj do të hynë tek lumi i jetës, pastaj do të mbin siç mbinë kokra nga vërshima, a nuk e sheh se si ajo del e verdhë e rrethuar.”[5].

   3Buhariu në librin e tij e ka vënë një kaptinë që shpjegon shtimin e imanit dhe pakësimin e tij ku thotë: “kaptina e shtimit dhe pakësimit të imanit” pastaj cek ajetet e lartëpermendura më parë dhe hadithin e Pejgamberit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Do të dal nga zjarri i xhehenemit kush thotë la Ilahe il-Allah edhe në qoftë se ka në zemrën e tij ka sa një kokër elbi mirësi, do të dalë prej zjarrit kush ka thënë La Ilahe Il-Allah edhe në qoftë se në zemrën e tij ka mirësi sa një kokër gruri, do të dalë prej zjarri ai i cili ka thënë La Ilahe Il-Allah edhe në qoftë se në zemrën e tij ka mirësi sa grimca.”[6]. Nga hadithet e mësipërme nënkuptohet qartë shtimi dhe pakësimi i imanit. Për këtë mirësi falenderimi i takon vetëm Allahut.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Sure Teube, ajeti: 124.

[2] Sure Enfal, ajeti: 2.

[3] Sure Mudethir, ajeti: 31.

[4] Trensmeton Buhariu:(9), Muslimi hadithi:(35).

[5] Transmeton Buhariu, hadithi: (22),Muslimi hadithi: (183).

[6] “Fet-hul Bari sherh Sahihul-Buhari” fq: 127, kapitulli 33.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594