Akideja islame është një sërë themelesh dhe parimesh që kanë të bëjnë me Krijuesin, pejgamberët dhe lajmërimet e tyre për Botën e Fshehtë (Gajbin) sikur: melekët, ringjalljen, Ditën e Fundit dhe gjërat tjera. Për to na kanë lajmëruar pejgamberët në bazë të shpalljes që u ka ardhur nga Allahu i madhëruar. Duke u nisur nga kjo, ata i thirrën njerëzit që në mënyrë të prerë të besojnë në ato parime dhe u sqaruan se kundërshtimi i tyre është prej gjërave më të kota.
Ç‘përfshinë nocioni i Akides?
Akideja përfshinë:
1- Atë që ka të bëjë me Allahun, subhanehu ve teala, dhe çdo gjë që na ka treguar për Vetveten: për qenien, cilësitë dhe veprat e Tij.
2- Atë që ka të bëjë me pejgamberët e nderuar, të cilët i dërgoi Allahu, subhanehu ve teala, me porosi te njerëzit, dhe gjithçka që lidhet me ata pejgamberë, vetitë e tyre, obligimet që kemi ndaj tyre dhe ç‘është e mundur dhe ç’është e pamundur për ta.
3- Çështjet e fshehta (gajbi): janë gjërat që nuk mund t’i njohim vetëm se me anë të shpalljes (vahjit) nga Allahu, subhanehu ve teala, nëpërmjet ndonjërit prej pejgamberëve të tij apo nëpërmjet librave të Tij. Këtu përfshihen:
-Melekët: obligohemi të besojmë në ekzistimin e melekëve në përgjithësi, ashtu siç besojmë në mënyrë të veçantë melekët të cilëve ua dimë emrat.
-Librat e shpallura: obligohemi të besojmë se Allahu, subhanehu ve teala, u ka zbritur libra pejgamberëve të Tij. Besojmë për ato libra të caktuara që i ka përmendur në Kur’an sikur: “Davudit ia patëm dhënë Zeburin”, “Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita”, “Ithtarët e Inxhilit le të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të” ashtu siç besojmë në mënyrë të përgjithshme librat që nuk ua dimë emrat.
-Dita e Fundit (Ahireti): çdo gjë që jemi informuar për të, për ringjalljen, dhënien e llogarisë para Allahut, Xheneti, Xhehenemi e tjerë.
-Gjeneza e krijesave dhe gjërat që kanë të bëjnë me të.
Rëndësia e Akides në jetën e muslimanit
- Patjetër që çdo ndërtesë, konkrete qoftë ajo apo abstrakte, të ketë themele mbi të cilat ngritët. Feja Islame është një ndërtesë e kompletuar që përfshinë tërë poret e jetës së muslimanit, që prej lindjes së tij e deri në vdekje, madje edhe atë se çdo të ndodhë pas vdekjes së tij. Kjo ndërtesë gjigante ngritët mbi një themel të fortë që është: Akideja Islame e cila pikënisjen e ka nga njëshmëria e Krijuesit, subhanehu ve teala, “Thuaj, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok. Më këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.” Islami i kushton rrëndësi të madhe Akides (besimit të pastër) qoftë në aspektin e vërtetimit dhe qartësimit të saj me argumente apo në aspekt të përmendjes së ndikimit pozitiv që le në shpirtrat e ithtarëve të saj. Mu për këtë arsye, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë periudhës 13 vjeçare të Mekës u koncentrua në konsolidimin e Akides, dhe më pas, kur të forcohej besimi në zemrat e tyre, do të fillonin të zbritnin ligjet praktike të Sheriatit pas mërgimit në Medine.
- Akideja, çfarëdo qoftë ajo, konsiderohet prej gjërave të domosdoshme për njeriun, sepse sipas natyrës së tij ai anon kah nevoja për të mbinatyrshmen, për të cilën beson se është fuqi absolute, mbikëqyrëse e plotë mbi të dhe mbi krijesat tjera. Ky besim e bën atë të anoj kah feja e cila përmbush nevojën e tij shpirtërore. Pasi qenka kështu, atëherë ajo që më së miri e përmbush nevojën e tij shpirtërore është Besimi i Vërtetë (Akideja) i cili përputhet me natyrën e tij, nderon mendjen e tij dhe pozitën e tij në gjithësi. Akideja Islame erdh për këtë
gjë, Allahu thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre ju takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”
- Pasi që Feja Islame është një ndërtesë e përkryer në aspekt të besimit, adhurimit dhe moralit, domosdo duhet të jetë e harmonizuar. Për këtë, elementi themelor në të është Akideja që ka domethënien e besimit të pastër në njëshmërinë e Allahut (Teuhidi). Besimet islame, adhurimet dhe morali të gjitha kanë një domethënie, realizim i besimit të pastër në njëshmërinë e Allahut, subhanehu ve teala, Ky fokusim i unifikuar i rregullave islame ka rrëndësi të madhe në kuptimin e Fesë Islame: “Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht është bindur Allahut, duke qenë bamirës. ”
- Praktikimi i Fesë së pastër për hir të Allahut nuk mund të përkryhet vetëm se me dashuri të sinqertë ndaj Allahut, subhanehu ve teala, kurse dashuria nuk përkryhet vetëm se me njohjen e Zotit. Akideja Islame i ofron njeriut gjithë atë që duhet ta dijë ai për Zotin, dhe me këtë ai arrin dashurinë ndaj Tij. Më pas ai do të nxitoj për të qenë i sinqertë ndaj Allahut. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë “ai që më mirë e njeh Allahun dhe më tepër i frikohet Atij, jam unë. ”Dhe fjala e tij: “pasha Allahun, unë më mirë e njoh Allahun dhe zemra ime më tepër i frikohet Atij. ”
- Njeriu është mëkëmbësi i Allahtu në Tokë, atij i mbeti përgjegjësia e gjallërimit të saj duke adhuruar Allahun, subhanehu ve teala, dhe duke thirrur në rrugën e tij. Myslimani në tërë jetën e tij ndien se e përcjell porosinë e Allahut duke aplikuar Ligjin e Tij në Tokë. Akideja e tij e shtyn që zellshëm të punoj në këtë drejtim sepse e din se është i obliguar dhe se do të shpërblehet për çdo vepër të tij, qoftë e madhe apo e vogël.
- Njëjësimi i Allahut duke u drejtuar kah Ai në të gjitha çështjet, i ndihmon njeriut të arrijë lirinë e vërtetë kah e cila nxiton ai. Ai nuk është rob i tjetërkujt veç Allahut, i Cili është Një pa shok dhe në syrin e tij duken të pavlerë të gjithë të adhuruarit tjerë pos Allahut. I duket i pavlerë edhe adhurimi i materies dhe nënshtrimi ndaj epsheve. Atëherë kur Akideja rrënjoset në zemrën e besimtarit, ai nuk do t’i frikohet askujt përpos Allahut, nuk i nënshtrohet vetëm
se Atij. Kjo liri e cila të shpëton nga nënshtrimi ndaj krijesave bëri që ushtari mysliman, Rib’ij ibën Amiri, radijll-llahu anhu, kur shkoi te mbreti i persianëve i cili e pyeti për shkakun e ardhjes së tij, tha: “ne erdhëm për t’i nxjerr njerëzit nga adhurimi që u bëjnë njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtësia e kësaj bote në gjerësinë e Botës tjetër. ”