Aktualja që rrethoi katër anët e botës e cila erdhi në heshtje dhe vazhdon t’i zgjerojë kufijtë duke shtuar njëkohësisht edhe volumin e prezencës, na është bërë dert mbi kokë.
– Shtrohen shumë informata …
– Flasin shumë gjuhë …
– Jipen rekomandime …
… dhe shumë rrugë tjera me qëllim të shmanget, apo të zhbëhet problemi në fjalë.
“Veproni, se Allahu do ta sheh veprën tuaj … ” Teube / 105
Vepruan mjekët me dijen që posedojnë për të mbyllur rrugēt e sēmundjes.
Vepron e gjithë shoqeria për të mbyllur shtigjet e kësaj sprove.
Pyes …, ku po gabohet që sprova sa vjen e rritet, ndërkohë që kemi menduar se jetojmë në një shekull ku jemi dukshëm të avansuar në njohuritë shkencore- medicinale të cilin avans, një virus i panjohur zhbëri kufijtë e zgjëruara të këtij avansi dhe na ktheu aty ku ishim në fillim, në hallkën e parë – te i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe sahabët që na mësuan dhe lanë trashëgimi kulturën e cila po ripërtrihen vlerat e saja nga krerët e kësaj shoqërie të cilët na mësojnë ende se “si duhet larë duart”.
Ku ikën shekujt mes te dërguarit të Allahut dhe kohës sonë?
A mundemi ta quajm fenë ende dukuri e vjetër ndërkoh që bota po ‘përparon’?
Situatës në fjalë i mungon një element kyq pa të cilin nuk ndihmojnë shkaqet tjera që mirren edhe sikur te shtrydhej e gjithë fuqia dhe njohuria që posedon kjo shoqëri.
“Dhe Allahu nuk do i ndëshkoj ata nëse ata ndërkohë kerkojnë falje ( istigfar)” Enfal /33
Një element si ky, çan çdo rrugë pa dalje.
Një element si ky, eliminon çdo pengesë.
Nje element si ky rrugëton mbi shtatë kat qiej i përulur duke bartë me vete edhe dëshminë e vogelsisë tonë e njëkohësisht duke pohu Madheshtinë e Krijuesit tonë.
Këshilloj veten dhe njekohsisht lexuesit te shtojmē istigfarin -kërkimin e faljes e ndoshta Allahu do e meshirojë këtë popull dhe do ia kthejë sigurinë e cila tash me është dukshëm duke i munguar.
لا إله إلا أنت سبحانك إني كنت من الظالمين
<<la ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin>>
“Ska zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Teje, I Madhëruar dhe pa të meta je Ti (Allah), ndërsa unë isha prej patëdrejtëve.”
Mr. Jasemin Shabani
Mars 2020