13.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

ALLAHU E DO BUTËSINË

Butësia, dashamirësia dhe mëshira janë virtyte të cilat njerëzit i duan që të jenë atribute personale të atij që formon marrëdhënie me ta, më primar prej njerëzve që të cilësohen me këto virtyte janë thirrësit dhe edukatorët të cilët i drejtojnë njerëzit në rrugën e udhëzimit dhe të drejtë.

Besimtari jeton në shoqëri.  I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë, që është modest të cilët shoqërohen dhe janë të shoqërueshëm, nuk është prej nesh ai që nuk shoqëron dhe nuk është i shoqërueshëm.”

Kjo ishte metoda e tij, salallahu alejhi ue selem, në marrëdhëniet me njerëzit, asnjëherë nuk u nevrikos për vete, e as që u ngushtua zemra e tij për dobësinë, injorancën dhe mangësinë e tyre, po edhe me njerëzit  që më shumë e urrenin!

Transmeton Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihet e tyre nga Urve ibn Zubejr se Aisheja radijallahu anha, gruaja e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem që ka thënë: “Një grup çifutësh hynë tek i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem,  e i thanë: “Es Samu alejkum” (Vdekja qoftë për ty). Aisheja tha:  Unë e kuptova e u thashë: Edhe mbi ju qoftë vdekja e mallkimi! E i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Ngadalë oj Aishe! Allahu e do butësinë në çdo gjë.” I Thashë: O i dërguari i Allahut a nuk dëgjove atë që thanë. I Dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Unë u thashë: Edhe mbi ju (ue alejkum).”

Ngjarja e këtij hadithi

Çifutët e vizitonin të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, e pyetnin dhe bisedonin me te, nga mëshira dhe zemërgjerësia e tij, salallahu alejhi ue selem, i priste mirë për ti zbutë zemrat e tyre duke shpresuar në pranimin e islamit, mirëpo ata nga mëria, shpirtligësia e tyre, dhe inati ndaj të dërguarit salallahu alejhi ue selem mirësinë e tij e pritnin me të keq. Kur hynë tek ai zvarritnin me fjalë sikur se po japin selam, ndërsa në të vërtetë ata po luteshin mbi të me vdekje dhe shkatërrim! E thonin: E Samu alejkum! Fjala Sam është vdekje, nëna e besimtarëve i kishte dëgjuar ata një ditë e nuk mund të përmbahej, nga  dëshira për të mbrojtur të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, e u lut kundër tyre: Edhe mbi ju qoftë vdekja e mallkimi! Ndërsa në një transmetim të Buhariut qëndron të ketë thënë: “Edhe mbi ju, Allahu ju mallkoftë dhe qofshi të rrejtur  tek Ai.” Mirëpo i Dërguari fisnik, me moral dhe virtyte të larta nuk u çudit me këtë prej saj, e i tha: “Ngadalë oj Aishe.” Pra: sillu butë e mos shpejto, pastaj tha: “Allahu e do butësinë në çdo gjë.” Pra Ai i Lartësuari e do butësinë të kontrolluar në gjuhë, vepër, marrjen e më të lehtës, e kjo është e kundërta e inatit.

Pastaj e mësoi atë se si t’u përgjigjet jobesimtarëve nëse i dëgjon duke u lutur për vdekje në formë të dhënies selam që të thotë: “Ue alejkum (edhe mbi ju).” Me këtë ajo vetëm se mund tua kthen atyre, e ti pranohet asaj e mos ti pranohet atyre, në të njëjtën kohë të mos zhytet në fjalë që nuk i takojnë së foluri.

Islami edhe pse është fe e fuqisë, guximit dhe luftës, ai secilën prej këtyre e vendon në vendin e duhur, që nëse gjërat ecin me butësi dhe qetësi nuk është e drejtë të përdoret vrazhdësia dhe dhuna. Duke u nisur nga fakti se natyrshmëria e shpirtit e preferon urrejtjen dhe e dëshiron hakmarrjen, i Dërguari ka nxitur për moral  të mirë në përgjithësi dhe për butësi në veçanti, siç është fjala e tij, salallahu alejhi ue selem: “Butësia zbukuron çdo gjë, dhe nuk largohet nga një gjë pa e shëmtuar atë.” Transmeton Muslimi.

Po ashtu fjala e tij: “Oj Aishe, Allahu është i butë dhe  e do butësinë, dhe për butësi e jep atë që nuk e jep për vrazhdësinë.” E transmeton Muslimi.

Po ashtu fjala e tij drejtuar Eshexh Abdulkajs: “Ti i ke dy veçori të cilat i do Allahu, butësinë dhe mosnxitimin.” E transmeton Muslimi.

Si dhe hadithi i Enesit në ngjarjen e beduinit i cili urinoi në xhami dhe qëndrimi i të Dërguarit,  salallahu alejhi ue selem, ndaj tij është shembulli më i mirë për butësinë.

Ky hadith ngërthen edhe disa çështje të fikhut:

Dispozita e selamit ndaj jobesimtarit fillimisht, dispozita e kthimit të selamit nëse ai i pari jep selam. Shumica  e dijetarëve nga të hershmit dhe të mëvonshmit  janë të mendimit se fillimi me selam është i ndaluar e obligim është kthimi i selamit, pra myslimani në përgjigjen ndaj jobesimtarit i thotë: Ue alejke, apo “Ue alejkum”, janë argumentuar me fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Mos filloni me selam ndaj jehudëve dhe të krishterëve.”Transmeton Muslimi. Imam Neveviu në shpjegimin e librit “Sahih Muslim” ka thënë: “Ndalesa ka dispozitën e haramit, e saktë është se fillimi me selam është i ndaluar.” Për atë që është shënuar në dy Sahihet se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse ithtarët e librit u japin juve selam, atëherë thoni: Ue alejkum.” Mutefekun alejhi.

Po ashtu mund që myslimani të përdorë gjatë përshëndetjes me jobesimtarin fjalë që janë përshëndetëse duke mos përmendur fjalës selam.

Për në fund:

Njeriu me zemër të mirë, të butë e të mëshirshme, njeriu i buzëqeshur dhe me fytyrë mikpritëse, i pajisur me moral të lartë, është ai i cili mund të ndikon në zemrat dhe të përfitojë simpatinë e njerëzve, e të ecë me ta drejt besimit dhe përsosmërisë. Sa e nevojshme është të pajisemi me butësi, urtësi në gjitha marrëdhëniet tona derisa të fitojmë afërsinë e vendit pranë të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në xhenet.

Përktheu: Shpend ZENELI

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...