Allahu e urren padrejtësinë

Allahu e urren padrejtësinë

0 267

{وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا}
“Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.” Surja Taha, 111.

Pas shirkut, padrejtësia është gjëja më e urrejtur nga Allahu i madhëruar.
E që si pasojë e urrejtjes së padrejtësisë e të padrejtit, Ai i përgjigjet lutjes së të dëmtuarit, kushdo që të jetë ai.
Dhe atë se Ai e do të drejtën dhe e urren padrejtësinë.
Ibën Tejmije thotë: Allahu e ndihmon një shtet të drejtë edhe nëse janë jobesimtarë, e nuk e ndihmon një shtet të padrejtë edhe nëse janë muslimanë.

Një njeriu i shkroi Abdullah ibën Omerit, i tha: Më shkruaj gjithë diturinë!
Ai ia ktheu: Dituria është shumë e gjërë, por nëse ke mundësi ta takosh Allahun, pa e ngarkuar veten me gjakun e njerëzve, pa mbushur barkun nga pasuria e tyre (padrejtësisht), e duke frenuar gjuhën nga nderi i tyre, e duke u mbajtur me xhematin, vepro kështu. Selame!

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 588