عن أبي هريرة قال: قال رسول الله -صلى الله عليه وسلم:
”إن الله لا ينظر إلى صوركم وأموالكم، ولكن ينظر إلى قلوبكم وأعمالكم”
(رواه مسلم)
”Allahu nuk e shikon fizionominë as pasurinë e juaj por ai shikon zemrat dhe veprat e juaj” (Muslimi)
Komenti i përgjithshëm:
Allahu nuk e shikon një person me sy të mëshirës vetëm se është i bukur në fizionominë e dukjen e tij, e as që do ta shikon me sy të mëshirës një tjetër vetëm se ka pasuri por mëshira e Allahut do të jetë e fokusuar në ato zemra të shëndosha që burojnë prej tyre vepra të mira.
Mësime nga hadithi:
1. Kujdesi që duhet ta ketë një besimtar në ndërtimin e zemrës dhe veprave të mira për ta arritur mëshirën e Allahut të madhruar.
2. Kujdesi ndaj zemrës duhet të jetë më primar, për shkak se i dërguari i dha përparsi dhe se zemra është epiqendra e burimi i gjitha veprave të mira.
3. Nuk duhet të mashtrohemi me pretendime të rrejshme se gjoja e kan zemrën e mirë edhe pse nuk bëjnë vepra të mira se këtë bindje e refuzon hadithi e lartë përmendur dhe logjika e shëndoshë.
4. Devotshmëria ndërtohet mbi dy shtylla të rëndësishme, mbi një zemër të shëndoshë e mbushur me sinqeritet, mbështetje, frikë e shpresë ndaj Allahut të madhruar si dhe respekt ndaj urdhërave të Allahut e largimi ndaj ndalesave të tij.
Përshtati nga arabishtja
Vedat Skenderi