27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

Ankohem nga cytjet e shejtanit për Allahun!

Personit të cilit i vijnë cytje të mëdha nga shejtani për Allahun dhe është i frikësuar shumë për këtë, si duhet të veprojë?

Falënderimi i takon Allahut…

Ajo që është përmendur nga problematika e pyetësit që frikohet nga përfundimi, i them atij: Përgëzohu se nuk do të ketë tjetër vetëm se përfundim të mirë, ngase këto cytje që sulmon shejtani besimtarët, që të destabilizon besimin e shëndoshë në zemrat e tyre, t’i fus ata në ankth që të turbullon atyre besimin e pastër, bile edhe jetën e pastër në qoftë se janë besimtarë.

Kjo gjendje e tij nuk është e para që ballafaqohen me të besimtarët, e as që do të jetë e fundit, por do të jetë prezent aq sa do të ketë në këtë botë besimtarë. Kjo u shfaqej edhe sahabëve –Allahu qoftë i kënaqur me ta- Ebu Hurejra, radijallahu anhu ka thënë: “Erdhën disa shokë të pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, tek ai, dhe e pyetën: Ne po gjejmë tek shpirtrat tonë atë që do të ishte shumë e madhe po të fliste dikush me ato fjalë. Tha: A e ndjeni ju këtë? Thanë: Po. Tha: Ky është besimi i qartë”. Transmeton Muslimi.

Po ashtu në dy sahihët është shënuar se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vjen shejtani tek ju e ju thotë: Kush e ka krijuar këtë? E kush e ka krijuar këtë? Deri sa të thotë: po kush e ka krijuar Zotin tënd? E nëse e arrin këtë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu, e le të ndalet”.

Shejhulislam ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë në librin “el Iman” (Besimi) ka thënë: “Besimtari sprovohet me cytje nga shejtani, me cytje të kufrit, prej të cilave ngushtohet gjoksi. Siç i thanë sahabët të dërguarit salallahu alejhi ue selem ne po gjejmë në shpirtrat tonë gjëra që po të hidhem prej qiellit në tokë do të ishte më e dashur për mua se sa të flas me atë gjë. E u tha: Ky është besimi i saktë” Apo në një transmetim tjetër “do të ishte gjë madhore po të flisja me të” tha: “Falënderimi i takon Allahu që ktheu intrigat e tij (shejtanit) në cytje”. Pra arritja e cytjeve me urrejtjen e madhe ndaj tyre, largimin nga zemrat është besim i pastër, sikur luftëtari të cilit i vije armiku e ai i kundërvihet deri sa korrë fitore. Dhe ka thënë: “Për këtë tek kërkuesit e dijes, adhuruesit, hasen cytje e dyshime të cilat nuk gjenden tek të tjerët, ngase ata (të tjerët) nuk e pasojnë ligjin dhe rrugën e Allahut, por është i dhënë pas epshit të tij në shkujdesje nga përkujtimi i Zotit, kjo gjë është që kërkon shejtani, përkundër atyre që janë drejtuar kah Allahu me dituri dhe adhurim, ai është armiku i tyre  që kërkon t’i pengojë ata nga Allahu i Madhëruar.

Pra i them pyetësit: Nëse të është bërë e qartë se këto cytje janë nga shejtani atëherë rezistoi dhe kundërvihu atyre, dhe dije se nuk të bëjnë dëm asnjëherë kur ti jep mundin, i refuzon ato dhe ndalesh të vazhdosh pas saj, siç ka thënë i dërguari salalahu alejhi ue selem: “Allahu ia ka falë umetit tim atë çfarë cytet në gjokset e tyre, përpos nëse veprojnë apo flasin”. Mutefekun alejhi.

Nëse të thuhet ty: A beson në ato cytje? A e sheh si të vërtetë? A mundesh që ta cilësosh Allahun e Lartësuar më atë? Do të thuash: Nuk na takon neve që të flasim ashtu. I Lartësuar është Allahu, kjo është shpifje e madhe, e do ta refuzoje këtë me zemrën e gjuhën tënde, e do të ishe prej njerëzve që më së tepërmi ik prej saj, atëherë kjo është thjeshtë vetëm se cytje e disa rreziqe që shfaqen në zemrën tënde, një dritare e shirkut nga shejtani i cili qarkullon tek biri i Ademit nëpër  damarët e gjakut, që të shkatërrojë e të ngatërrojë ty fenë tënde.

Kjo këshillë mund të përmblidhet në këto pika:

1-Kërkim mbrojtje nga Allahu dhe ndalimi i plotë nga këto përcaktime siç ka urdhëruar i dërguari salallahu alejhi ue selem.

2-Përmendja e Allahut, vetëkontrolli dhe mos vazhdimi në këto cytje.

3-Preokupim serioz rreth adhurimit dhe të vepruarit me urdhrat e Allahut, kërkimin e kënaqësisë së Tij, kur të kthehesh në adhurim plotësisht, me seriozitet e të jesh i real harrohet preokupimi me këto cytje, e lejen e Allahut.

4-Shpeshtimi i kthimit tek Allahu dhe lutja me shërim nga kjo që të ka goditur.

E lus Allahun e Madhëruar që të të shërojë e të mbrojë nga çdo dëm dhe e keqe.

Pjesë e shkëputur nga libri “Mexhmu fetave ve rasail fadile” të shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin vëllimi i 1, faqe 57-60.

Burimi islam-qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...