Ndër arsyet e qëndresës në vepra të mira janë këto:
E para: Duke ditur se Allahu – i Lartmadhëruar – i do veprat e mira, prandaj nuk duhet braktisur ato, qoftë edhe të jetë vepër e vogël. Allahu – i madhëruar – do që të ngulmosh në vepra të mira, qoftë edhe pak. Falja e namazit të natës është më e dashur për Allahun – e madhëruar – dhe është më mirë edhe nëse është pak se sa lënia e namazit të natës në tërësi, të japësh pak sadaka është më e dashur për Allahun dhe është më mirë se sa lënia e sadakasë në tërësi. E kështu me radhë.
E dyta: Të mos e mbingarkojë njeriu veten, por njeriu bën atë që është në mundësitë e tij. Ngaqë ngarkimi i njeriut tepër mudësisë është një prej shkaqeve të braktisjes së veprave.
Së treti: Gjithmonë ta llogarisë veten, ta mbikqyrë dhe ta fajësojë atë për lënien e një vepre të mirë, pastaj tw përkushtohet dhe të kujdeset për atë vepër.
Së katërti: Shoqërimi me të mirët. Nëpërmjet tyre forcohet besimi dhe shtohet përkushtimi ndaj veprave të mira dhe ky shoqërim mund të jetë shoqërim real, apo të jetë nëpërmjet librave, kasetave dhe të ngjashme që përcjellin rrëfimet dhe kujtojnë adhurimet e njerëzve të mirë, kështu që shpirti ndjen vullnet për t’i ndjekur ata.
Së pesti: Kuptimi i vlerave të veprave të mira, qoftë vlerë specifike apo e përgjithshme.
Së gjashti: Forca e vendosmërisë, duke u mbështetur në Allahun – e madhëruar -, dhe shpeshtimi i lutjeve drejtuar Atij, duke kërkuar ndihmë dhe sukses, dhe të jesh i përkujdesur ndaj lutjes që Pejgamberi – paqja e Allahut qofshin mbi të – ia mësoi Muadh ibën Xhebelit – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur i tha: ((Të këshilloj, o Muadh: Mos e le, që gjatë çdo namazi, të thuash: O Zot , më ndihmo të të kujtoj, të të falënderoj dhe të të adhuroj mirë.”
Transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ibën Huzejme, Ibën Hibani, Hakimi, Neveviu e kanë vlerësuar autentik. Hafidh ibën Haxheri ka thënë: Zinxhiri i transmetimit është i fortë.
Së shtati: Ndjenja se vazhdimsia në veprat e mira është një rrugë drejt një përfundimi të mirë, në dashtë Zoti.
Përktheu: Shpend Zeneli