25.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

“ASNJË QORTIM PËR JU NË KËTË DITË”

Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshioftë!,- thotë :
“Një gjynah që të shpie në përulësi është më i dashur tek Ai sesa një ibadet i cili e mbush robin me mendjemadhësi. Nëse ti flen gjatë gjithë natës dhe zgjohesh me ndjenjën e keqardhjes (që nuk fale namaz nate), ajo mund të jetë shumë herë më e mirë sesa sikur të faleshe gjatë gjithë natës dhe pastaj kur të çoheshe në mëngjes të të hynte vetja në qejf. Ngase veprat e atij të cilit i pëlqen vetja nuk janë të pranuara.Ndoshta e qeshura jote ndërkohë që i pranon gabimet e tua është më e mirë sesa të qarit me devotshmëri, ndërkohë që të ka kapluar mendjemadhësia. Rënkimi i gjynahqarëve është më i dashur tek Allahu sesa dhikri (tesbihu) që bën mendjemadhi. 
Mundet që nga ky gjynah Allahu do të bëjë atë që të pijë ilaçin që do ta shërojë nga një sëmundje shkatërrimtare nga e cila vuan edhe ti, por ti nuk e kupton atë.
Allahu ka arsye për atë çfarë i bën qoftë atyre që janë të bindur, qoftë atyre që bëjnë gjynahe, të cilët nuk i njeh askush tjetër përveç Tij dhe nuk i kuptojnë veçse ata që janë mendjemprehtë dhe vetëm brenda kufijve të kuptimit njerëzor, e përveç kësaj ka arsye të tjera të cilat nuk i njohin as melekët fisnikë të cilët mbajnë shënimet.
Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse robëresha e ndonjërit prej jush bën zina, zbatoni masën ndëshkimore mbi të dhe mos e shani.”

Dhe Jusufi,- alejhis-selam!,- tha:
قَالَ لَا تَثْرِيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ
“Asnjë qortim për ju këtë ditë.” 1
Ngaqë peshorja është në Dorë të Allahut dhe vendimi është i Tij.
Çështja është që të zbatohet masa ndëshkimore (që ka vendosur Allahu) dhe jo të turpërosh e të poshtërosh.
Askush nuk ndihet i sigurt nga ajo që është caktuar për ta dhe nga fuqia e caktimit të Tij, përveç se ata që janë injorantë në lidhje me Allahun.
Allahu i tha atij që kishte dije rreth Tij më shumë se çdokush tjetër dhe ishte më i afërti tek Ai:


وَلَوْلَا أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلًا

“Dhe sikur Ne të mos të kishim bërë ty të qëndrueshëm e të paepur, ti pothuaj do të kishe anuar pak nga ata.”2

Dhe Jusufi ka thënë:

قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ الْجَاهِلِينَ

“Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë do të ndjehem i dhënë pas tyre dhe do të jem (prej atyre që gabojnë e bëjnë gjynahe) prej të paditurve.” 3

Një nga mënyrat se si betohej i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-  ishte:
“Jo, pasha Atë që i lëviz zemrat.”
Dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,-  ka thënë:
“Nuk ka asnjë zemër që të mos jetë midis dy Gishtave të Rrahmanit. Nëse Ai do, Ai e udhëzon atë në rrugë të drejtë; dhe nëse Ai do, Ai e humb atë.”
Pastaj ai,- salallahu alejhi ve selem!,-  tha:
“O Allah, Lëvizësi i zemrave, forcoji zemrat tona në ndjekjen e Fesë Tënde. O Allah, Pastruesi i zemrave, pastrona zemrat tona që ato të binden Ty.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

 Burimi: albislam.com

1: Kur’an: Jusuf, 92.
2: Kur’an: 
Isra, 74.
3: Kur’an: Jusuf, 33.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...