ATË QË TA DHURON ALLAHU ËSHTË MË E MIRË SE AJO QË KE MENDUAR TI

ATË QË TA DHURON ALLAHU ËSHTË MË E MIRË SE AJO QË KE MENDUAR TI

0 1406

Nëse Allahu i Madhëruar i ndalon robërve të Tij diçka prej dëshirave të tyre, Ai do t’ua hap atyre një derë që do jetë më e dobishme për ta, më e lehtë dhe më parësore.

Kjo është prej Butësisë së Tij, Allahu ka thënë: “Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij.” [En-Nisa: 32], i ndaloi ata nga të dëshiruarit e asaj që nuk është e dobishme dhe ua hapi atyre dyert e mirësisë dhe bamirësisë, si dhe i urdhëroi ata që të kërkojnë me gjuhën e gjendjes së tyre.

Kur Musa alejhi selam kërkoi nga Zoti i tij që ta shikojë Atë pasi kishte dëgjuar Fjalët e Tij, e ndaloi atë (nga shikimi i Tij) dhe për t’ia treguar ndalesën për atë që kërkoi i përmendi ato mirësi të mëdha që i dha. Allahu tha: “Ai (Allahu) tha: “O Musa, Unë të gradova (të zgjodha) ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit Tim. Merre atë që t’a dhash dhe bëhu mirënjohës.” [El-A’raf: 144], gjithashtu Allahu ka thënë: “Ne nuk abrogojmë (pezullojmë, shfuqizojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te.” [El-Bekare: 106], gjithashtu Allahu ka thënë: “Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, Allahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre.” [En-Nisa: 130]. Në këtë kuptim ka ajete të shumta.

[El-Kavaid El-Hisan fi Tefsir El-Kur’an]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600