9.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

BËHU I LUMTUR!

– Besimi dhe vepra e mirë, janë fshehtësia e jetës sënde të mirë, përkujdesu për to.

– Kërko dituri dhe njohje dhe lexo sa më tepër, se leximi e largon mërzinë.

– Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.

– Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.

– Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të zgjerohet ty.

– Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje.

– Shiko atë që është poshtë ty në pamje, furnizim, shëndet, pasuri, etj.

– Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.

– Mos shpreso që tjerëve tu merren begatit dhe të mirat, po mbështetju Allahut.

– Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, po paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet të realët.

– Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha se sa humbjet.

– Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.

– Përmiso të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.

– Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.

-Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të mundëson t’i harrosh problemet e tua.

– Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.

– Meditoi begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.

– Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.

– Neglizhoi thash e thëniet rreth njerëzve, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve dhe mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.

– Merru me edukatë fizike dhe me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

– Lute Allahun gjithmonë për shëndet dhe mirësi, paqe dhe lumturi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...