Pyetje: Kur je duke lexuar në namaz dhe hutohesh, nuk mund të vazhdosh leximin për shkak se nuk të kujtohet, ç‘duhet bërë?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:
Nëse falësi i namazit gabon gjatë leximit të sures Fatiha, patjetër duhet ta përmirësojë gabimin sepse leximi i kësaj sure është i domosdoshëm për vërtetësinë e namazit, i Dërguari ka thënë: “nuk ka namaz për atë që nuk e lexon suren Fatiha.” (Buhariu)
Nëse gabon gjatë leximit pas sures Fatiha, namazi mbetet i saktë sepse leximi pas Fatihas nuk është prej obligimeve të namazit. Në rast kur falësi i namazit ndalet dhe nuk i kujtohet ajeti që është duke lexuar apo ajeti që vijon, njëherë mundohet ta kujtojë, nëse nuk i kujtohet, atëherë është i lirë të zgjedh mes shkuarjes në ruku ose leximit të sureve dhe pjesëve tjera të Kuranit. Allahu e di më mirë.
Burimi në gj. shqipe: albislam.com