15.8 C
Skopje
E martë, 22 Prill, 2025

Ç’ËSHTË VËLLAVRASJA?!

– Njeriu është krijesa më e nderuar dhe më e çmuar e Zotit në tokë! E begatoi me të gjitha kushtet për jetë të qëndrueshme, nëse ajo jeton në harmoni me ligjet e Zotit.

– Njeriu u pajis me vlera të shumta, mbi të gjitha çka e dallon nga krijesat tjera, është mendja, të cilën nëse e shfrytëzon si duhet, do të jetë krah i fortë e shoqërisë, urë lidhëse brenda shoqërisë. Por nëse e keqpërdor atë dhe nuk e shfrytëzon ashtu si duhet, pastaj I robërohet epsheve, bëhet armik e dhunues I vetes dhe i të tjerëve.

– Sot vëllavrasja si dukuri shkatërruese, e cila vjen si rezultat I mos njohjes së konceptit, peshës dhe lirisë së jetës, është duke u përhapur me të madhe. Sot ndodhin shumë vrasje “në emër të arsyes”, që në fakt të paarsyeshme, dhe shkaqet janë të shumta dhe të njohura.

– Vërtetë të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh mbarë njerëzimin, ndërsa të shpëtosh një njeri, sikur të shpëtosh mbarë njerëzimin. Të tjerët duhet të jenë të qetë prej dorës tonë dhe ne duhet të jemi zhvilluesit e vlerave të larta të jetës, e jo rrënuesit e tyre.

– Njeriu me mendje të shëndoshë e konsideron derdhjen e gjakut pa të drejtë si diçka që kurrë nuk i vjen rendi, sepse gjakpirësin e urren edhe Allahu, edhe njerëzit në tokë, edhe peshku në det, edhe milingona në fole! Vetëm fjala “vëllavrasje” është e neveritshme, e lëre më akti! Vallë, si guxon njeriu që ka mend, ta shtrijë dorën ndaj vëllait të tij?!

– Me keqardhje deklarojmë se, statistikat po tregojnë se dita-ditës vëllavrasjet po shtohen në vendin tonë dhe pak fushata, iniciativa dhe projekte organizohen nga shteti, shoqëritë civile apo ato zyrtare për parandalimin e vëllavrasjes. Ne duhet të bashkohemi të gjithë, t’ia falim njëri-tjetrit gabimin, ta harrojmë të kaluarën e errët dhe ta ndërtojmë të ardhmen e ndritshme. Kështu, të bashkuar, të mëshiruar dhe jo konfliktuoz na do Zoti. Andaj, të mos e prishim harmoninë dhe ekuilibrin e jetës, ajo është ngritur ashtu për ne; të jetojmë të gjithë në paqe duke e gëzuar lirinë dhe freskinë e kësaj jete që na e dhuroi Zoti dhe të jemi mirënjohës e t’ia zgjasim duart e paqes butësisht njëri-tjetrit, e t’i japim fund duarve të ashpra të gjakderdhjes dhe padrejtësisë ndaj njëri-tjetrit.

T’I JAPIM FUND VËLLAVRASJES, QË TË JETOJMË TË LIRË !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Liria e të shprehurit, dëshirë kundër vetes

Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike....

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...