16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Çfarë duaje duhet të thuhet kur të ndodh një tërmet ?!

Pyetja: Çfarë duaje duhet të thuhet kur të ndodh një tërmet ?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Tërmetet janë një nga shenjat e mëdha të Allahut në këtë univers, me të cilat Ai sprovon robërit e Tij si një kujtesë ose frikësim ndaj Tij, ose si një ndëshkim. Njeriu duhet të përkujton, në momentin e ndodhisë së këtyre shenjave, dobësinë e tij, paaftësinë, përulësinë përpara Allahut dhe nevojën e tij për Të, kështu që ai i kthehet Allahut, të Lartësuar, me lutje dhe përulësi, dhe me shpresë se Allahu do të ngre këtë shqetësim të madh nga populli.

Allahu thotë:

Na, ju kemi dërguar pejgamberë shumë popujve para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësira, për t’u përulur. Pse nuk u penduan, kur u erdh ndëshkimi Jonë! Por, zemrat e tyre ishin gurë, e djalli ua zbukuronte, ato që bënin ata. Dhe, kur i harruan ata – për ato që u paralajmëruan, Na iu hapëm të gjitha dyert (të gjitha të mirat); e kur u gëzonin me atë që u dhamë, Ne i dënuam ata befasisht dhe atëherë ata humbën çdo shpresë.” En Am, 42-44.

Prandaj, dijetarët, Allahu i mëshiroftë, konsiderojnë si mustehab (të preferuar) shpeshtimin e istigfarit, lutjes, nënshtrimit, lëmoshës, kur tërmetet ndodhin, siç është mustehab edhe në kohë kur ndodhin eklipset diellore dhe hënore.

Dijetari i madh Zekerija el-Ensari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Është mustehab për të gjithë që t’i lutemi Allahut në kohë tërmetesh dhe ngjarjeve të ngjashme, të tilla si rrufetë dhe erërat e forta, e të falet i vetëm në shtëpinë e tij, që ai mos të shkujdeset, sepse Profeti, sal-Allahu alejhi ve selem, kur era ka shpërthyer me force, ka thënë: “O Allah, unë të lutem ty për të mirën e saj dhe të mirën e asaj që është në të dhe të mirën e asaj që është dërguar me të, dhe unë kërkoj strehim te Ti nga dëmi i saj dhe e keqja e asaj që është në të dhe e keqja e asaj që është dërguar me të.” Transmeton Muslimi

Por, nuk ka asnjë argument në sunet – aq sa ne e dimë – gjë që tregon se ka një dhikr të veçantë ose dua që të lexohet kur ndodh një tërmet. Por, njeriu lutet me atë që i mundëson Allahu në atë moment, duke kërkuar mëshirë dhe ndihmë nga Allahu, i Lartësuar dhe i Lavdëruar, në mënyrë që Ai të shmang këtë fatkeqësi nga populli.

Shejh Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ajo që duhet të bëhet në kohën e një tërmeti apo një fatkeqësie tjetër,  një eklipsi, apo një ere të fortë apo përmbytjes, është që të shpejtohet me pendim tek Allahu, duke shfaq frikë ndaj Tij dhe kërkim të mirëqenies, shpeshtimi i përmendjes së Tij dhe istigfarit, siç ka thënë Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në kohën e një eklipsi: “Kur të shihni atë (eklipsin), shpejtoni në përmendje të Allahut, në lutje dhe kërkim falje prej Tij.” Buhariu dhe Muslimi

Ajo që është gjithashtu mustehab, të tregohet dhembshuri për të varfrit dhe nevojtarët, e të jipet lëmoshë për ta, sepse Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mëshironi, do mëshiroheni”. Transmeton Ahmedi

Dhe ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Ata që tregojnë mëshirë, do të mëshirohen nga më i Mëshirshmi. Mëshironi  ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell.” Transmeton Tirmidhiu.

Ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që nuk mëshiron nuk do mëshirohet.” Transmeton Buhariu.

Është transmetuar nga Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë, se ai u shkruante udhëheqësve, kur tërmetet ndodhnin, të jepnin lëmoshë.

Allahut thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Perëndia. Se, Perëndia me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Teube, 7

Me padyshim se tërmetet të cilat ndodhin, e ndodhitë tjera, nga të cilat njerëzit kanë dëme, dhe u shkakton atyre probleme, e gjithë kjo është si shkak i shirkut dhe mëkateve. Siç Allahu thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.” Shura, 30

Ne të gjithë i kemi dënuar për mëkatin e vet. Ne, disave u kemi dërguar fortunën dhe disa të tjerë i ka goditur zëri i tmerrshëm, ndërsa disa prej tyre i kemi sharruar në tokë; e disa prej tyre i kemi fundosë në ujë. E, Allahu nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetes i kanë bërë zullum.” Ankebut, 40

Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!.” Fusilet, 53

Thuaj: “Ai është i fuqishëm t’ju ndëshkojë prej së larti ose nën këmbët tuaja.” En Am, 65

A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, natën, – duke qenë ata në gjumë? A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, ditën, – duke qenë në argëtim? A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” Araf, 97-99

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...