– Nëse flisnin të vdekurit do të thoshin:
Kjo dynja e juaja nuk meriton tjetër, përveç se të jetë për Allahun!!
– Nëse flisnin të vdekurit do të thoshin:
Një sexhde për Allahun dhe dy reqate në errësirën e natës janë drita e juaj në varr!!
– Nëse flisnin të vdekurit do t’u thoshin:
Atyre që përgojojnë dhe ua cenojnë nderin muslimanëve, ndaluni! Këto fjalë s’ju bëjnë dobi kur mbetni të vetëm në varr! Po t’i zëvendësonit ato fjalë me përmendjen e Allahut?! Po t’i zëvendësonit ato fjalë me përmendjen e Allahut?!
– Nëse flisnin të vdekurit do të thoshin:
Punoni në ndërtimin e varreve të juaja me vepra të mira, në vend se të punoni në ndërtimin e shtëpive të juaja kalimtare, ku për to e harxhuat tërë jetën e juaj në zbukurimin e tyre!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com