Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë; ‘’Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”. [1].
Ibrahim En-Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!, -ka thënë: “E urrenin Selefi (pra të parët tanë) që njeriu të paraqesë (para njerëzve) më të mirën që e posedon “.[2].
Is’hak ibën Halef,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka diçka që më se shumti ia thyen kurrizin Iblisit se sa fjala e birit të Ademit: “Oh mjerë për mua, si do te jetë përfundimi im”. Tha: “Në këtë rast i humb nga ky person shpresat dhe thotë (Iblisi): E kur do ta pëlqejë ky vetën?”.[3].
Abdullah ibën Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Shkatërrimi është në dy gjera: “Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës”. Ka bashkuar mes këtyre dy gjërave ngase lumturia nuk arrihet përpos me kërkim dhe përkushtim, ndërsa ai i cili ka humbur shpresat nuk kërkon, kurse ai që vetëpëlqehet mendon se ka arritur qëllimin dhe nuk vrapon më”.[4].
Bishër ibnul Harith, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vetëpëlqimi është ta shohësh punën tënde të madhe, kurse punën e njerëzve të vogël “.[5].
Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sikur fjalët e birit të Ademit të ishin të gjitha të drejta, e tërë puna e tij të ishte e mirë, ai përsëri është në prag të shkatërrimit. U tha: E si të shkatërrohet? Tha: E pëlqen veten”.[6].
Fudejl ibën Ijad,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush i ruhet pesë gjërave është ruajtur prej të keqes së dynjasë dhe ahiretit, ato janë:
1. Vetëpëlqimit.
2. Hipokrizisë.
3. Mendjemadhësisë.
4. Mospërfilljes.
5. Dhe Epshit”.[7].
Ebul Hakem el-Endelusij,- Allahu e mëshiroftë!,- një herë ligjëroi, ishte Fakih (dijetar i jurisprudencës islame), studiues i zellshëm, ligjërues orator, gojëtar, njëherë e pëlqeu veten duke ligjëruar, pastaj tha: “Deri kur do të këshilloj, e nuk këshillohem vet, ndaloj të tjerët e vet nuk ndalohem, udhëzoj për në rrugën e të udhëzuarve kur vet mbetem duke qëndruar me të hutuarit, kurrsesi, kjo është sprovë e qartë. O Allahu im, ma bëj të dashur për atë që jam krijuar, mos më angazho me atë që unë e kam ngarkuar vetën.[8].
Ibën Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nuk lejohet vonimi i namazit nga koha e tij për shkak të xhunubllëkut, as nevojës, as për shkak të papastërtisë etj. Porse muslimani e fal namazin në kohën e tij sipas mundësisë dhe gjendjes së tij. Nëse ai ka kryer nevojën dhe nuk gjen ujë për të marrë abdes apo frikësohet dëmit që mund ti sjellë përdorimi i ujit, ai merr tejemum dhe falet, ngase falja e namazit në kohën e tij është farz (detyrë) … “.
Ka’b el-Ahbar,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mjerë për ju, keni shumë kujdes nga vetëpëlqimi, sepse me të vërtetë vetëpëlqimi është therje dhe shkatërrim për muslimanin.[9].
Fudejl Ibën Ijad,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nëse ulesh të flasësh dhe nuk të intereson kush të nënçmon dhe kush të lavdëron, atëherë fol”.[10].
Said ibën Ismail,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Frika nga Allahu të shpie drejt Allahut, mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi të shkëput nga Allahu, përbuzja e njerëzve është sëmundje që nuk shërohet”.[11].
“Nuk do ta arini gradën e devotshmërisë derisa të kaloni gjashtë pengesa:
1.Të mbyllni derën e lehtësimeve, dhe të hapni derën e vështirësive.
2. Ta mbyllni derën e rehatisë, dhe të hapni derën e përpjekjeve.
3. Të mbyllni derën e krenarisë, dhe të hapni derën e thjeshtësisë.
4.Të mbyllni derën e gjumit dhe të hapni derën e ibadetit të natës.
5. Të mbyllni derën e pasurisë së tepër dhe të hapni derën e investimit të saj për botën tjetër.
6. Të mbyllni derën e shpresës dhe të hapni derën e përgatitjes për vdekjen.
Ibrahim ibn Ed’hem,- Allahu e mëshiroftë!.
Abdullah ibën Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Dy janë shpëtuese dhe dy janë shkatërruese. Shpëtuese janë:
1. Nijeti dhe të ndaluarit, nijeti është të vendosësh ta adhurosh Allahun për të ardhmen.
2. Të ndalurit është ta ndalosh veten nga ajo çfarë Allahu aze ue xhel e ka ndaluar.
Ndërsa shkatërrueset janë:
1. Vetëpëlqimi.
2. Humbja e shpresës”.[12].
Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, – ka thënë:
“Shenjat e injorancës janë tre:
1. Vetëpëlqimi.
2. Të folurit e shumtë për atë çfarë nuk ka të bëj me të.
3. Si dhe të ndalojë nga diçka e pastaj ta vepron të njëjtën”.
Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: Nga shenjat e lumturisë dhe gëzimit është:
1. Sa herë robi që bën ibadet e shton dijen e tij, atij i shtohet përulësia dhe mëshira.
2. Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohet frika dhe maturia. Sa më shumë që i kalon mosha, aq më shumë i zvogëlohet lakmia.
3. Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet bujaria dhe shpenzon akoma më tepër.
4. Dhe sa herë që ngrihet në status dhe pozitë, ai bëhet akoma më i afërt tek njerëzit dhe i përmbush nevojat e tyre dhe është i përulur, modest me ta.
Dhe nga shenjat e mjerimit është:
1. Sa herë një rob që bën ibadet e shton dijen, atij i shtohet arroganca.
2.Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohen mburrjet dhe i poshtëron njerëzit ndërsa vet përfiton nga dyshimet.
3.Dhe sa herë që ngrihet në status dhe pozitë, atij i shtohet arroganca dhe egoizmi.
Dhe në fund!
Të gjitha këto gjëra janë fitne nga Allahu dhe një sprovë me të cilat Ai sprovon robërit e Tij dhe nëpërmjet tyre disa njerëz arrijnë lumturinë kurse të tjerë mjerimin.
E kanë pyetur Ibën Abasin,-mAllahu qoftë i kënaqur me të!:- :
Si fitohet dituria?
Ibën Abasi,- tha: Dituria fitohet me:
1. Me gjuhë pyetse.
2. Me zemër e cila kupton.
3. Si dhe me trup që nuk përton(dembel,përtac).”
Fudejl ibën Ijad,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Sikur bidatxhiu (shpikësi) të nënshtrohej para librit të Allahut dhe Sunetit të pejgamberit të Tij, do të pasonte dhe nuk do të shpikte, mirëpo ai është mahnitur me mendimin e vet, andaj e pasoi atë që e shpiku”.
Një njeri i urtë ka thënë: Katër gjëra janë të mira, por katër të tjera janë edhe më të mira:
1. Druajtja është e mirë kur tregohet nga burrat, por ajo është edhe më mirë kur tregohet nga femrat.
2. Drejtësia është e mirë, kur miratohet nga të gjithë, por ajo është edhe më mirë kur miratohen nga gjykatësit dhe sunduesit.
3. Pendimi i një njeriu të vjetër është i mirë, por është edhe më i mirë nga një ri e re.
4. Bujaria është e mirë nga i pasur, por ajo është edhe më e mirë nga të varfërit.
Hamad ibën Zejd,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “U kthyem nga një xhenaze dhe hymë tek Ata Es-Selimij, kur na pa ai neve u frikësua mos të hyj diçka në zemrën e tij, nga numri madh i yni dhe tha: “O Allahu im, mos u hidhëro me ne, o Allahu im, mos u hidhëro me mua”, pastaj tha: “E kam dëgjuar Xhafer ibën Zejd el-Abdij duke thënë: “Kaloi një njeri dhe njerëzit e lavdëruan për të mirë, kur i kaloi ata tha: O Allahu im nëse ata nuk me njohin mua, Ti je Ai i cili më njeh”.[13].
Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nëse friksohesh për veten tënde nga mahnitja, përkujtoje kënaqësinë e Atij të cilën e kërkon, për cilën të mirë lakmon, nga cili dënim friksohesh, kush mediton në këtë, vepra e tij i duket e vogël.”[14].
Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- e lagte rrobën e tij që të largonte vapën e madhe apo etjen e cila e kaplonte gjatë periudhës sa ishte agjërueshëm. Disa nga njerëzit e mirë kanë thënë: “Sikur ta dinin mbretërit dhe djemët e tyre se çfarë të mirash përjetojmë dhe ndjejmë nga besimi (imani), si qetësi e rehati, do të na luftonin me shpatat e tyre.”
Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pendimi i sinqertë don të thotë: Pendimi i muslimanit sinqerishtë dhe denjësisht nga mëkatet e bëra, si dhe të vendosurit e prerë që nuk dp bi në të njejtin mëkat të vepruar më parë.”
Ebu Derda, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë: “Unë nuk kam frikë se do më thonë: O Amir çfarë ke mësuar? Por më tepër merakosem se do më thuhet: O Amir, çfarë ke bërë me atë atë që ke mësuar!”.
Thotë Kadi Alaudin ibën el liham El-Ba’li,- All-llahu e mëshiroftë!,- : “Hoxha jonë (Ibën Rexhebi) na përmendi një herë një mesele dhe foli shkurt për të, u mahnita me atë dhe nga mjeshtëria e tij, u hap kjo çështje njëherë para dijetarëve të medh-hebeve të tjerë, mirëpo ai nuk fliste asnjë fjalë të vetme!
Kur u ngrit e pyeta:A nuk ishe që flisje në këtë çështje më parë?
Tha: Unë flas vetëm atëherë kur shpresoj në shpërblim, e në këtë vendtubim u frikova nga të folurit, apo të ngjashme (prej shprehjeve).[15].
Ka thënë Ebu Jezid el-Bastamij,- All-llahu e mëshiroftë!,- : “Deri sa robi të mendojë se në mesin e krijesave ka më të këqij se ai, i tilli është mendjemadh.”[16]
Ka thënë Ebu Alij el-xheuzxhanij,- All-llahu e mëshiroftë!,- : “Shpirti është i mbushur me mendjemadhësi, lakmi dhe zili, e për atë të cilin All-llahu i Lartësuar e do shkatërrimin e tij e pengon nga modestia, këshilla dhe mjaftimi.”
E kur All-llahu i Madhëruar ia do të mirën është i mëshirshëm me atë në këto, kur në shpirtin e tij të ndizet zjarri i mendjemadhësisë, e rregullon atë modestia me ndihmën e All-llahut, kur në shpirtin e tij ndizet zjarri i zilisë, e rregullon atë këshilla me ndihmën e All-llahut azze ue xhel dhe kur në shpirtin e tij të ndizet zjarri i lakmisë, e përmirëson atë të mjaftuarit me ndihmën e All-llahut azze ue xhel.[17].
Ibnul Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Ndoshta ajo çfarë kishte për qëllim ai, mund të jetë që kritika që ti po i bën vëllait tënd për gjynahun e tij është një gjynah akoma më i madh sesa gjynahu i tij, ngase ajo do të thotë se ti ndihesh kryelartë me bindjen tënde, mburresh me të dhe pretendon se je i pastër nga gjynahu, kurse vëllai yt ka rënë në gjynah. Por mundet që ndjenja e tij e përuljes për shkak të gjynahut që bëri dhe asaj çfarë i ndodhi, si dhe përulësia dhe nënshtrimi i tij duke menduar për veten se është i ulët, duke u distancuar nga pretendimi i devotshmërisë, duke u distancuar nga arroganca dhe pëlqimi i vetvetes, qëndrimi kokëulur para Allahut dhe me shikim të ulur e zemër të copëtuar – mundet që e gjithë kjo të jetë shumë herë më e mirë për të sesa ndjenja e krenarisë që ke ti për bindjen tënde, duke menduar se ti po bën më shumë vepra të mira, kështu që ti je i rëndësishëm dhe këtë ia kujton Allahut dhe njerëzve. Sa pranë Mëshirës së Allahut që është ky gjynahqar dhe sa pranë Zemërimit të Allahut që është ky mendjemadh!
Ka thënë Hammad ibën Zejd,- All-llahu e mëshiroftë!,- : “U kthyem nga një xhenaze dhe hymë tek Ata’ Es-Selimij, kur na pa ai neve u frikësua mos të hyjë diçka tek ai nga numri madh i yni dhe tha: O All-llahu im, mos na u hidhëro, O All-llahu im mos u hidhëro me mua, pastaj tha: E kam dëgjuar Xha’fer ibn Zejd el-Abdij duke thënë: Kaloi një njeri dhe njerëzit e lavdëruan për të mirë, kur i kaloi ata tha: O All-llahu im nëse ata nuk më njohin mua, Ti je Ai i cili më njeh.” [18].
Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani
Burimi: albislam.com
Referencat:
[1] – Shih: Hiljetul Enbija, 8/233.
[2] – Sijeru A’lamin En Nubelai, 20/591.
[3] – Shuabul Iman 1/508.
[4] – Muhtesar Minhaxhul Kasidin f.234.
[5] – Hiljetul Eulija 8/348.
[6] – Shuabul Iman 5/454.
[7] – Hiljetul Eulia 8/95.
[8] – Sijeru A’lami En Nubelai, 16/177.
[9] – Hiljetul Eulia 5/376.
[10] – Sijeru A’lami En Nubelai 8/109.
[11] – Hiljetul Eulia 10/245.
[12] – Hiljetul Eulia 7/298.
[13] – Hiljetul Eulia 6/224.
[14] – Sijeru A’lami En Nubelai vëll.10,faqe 42.
[15] – [Dhejlu ibën Rexhep Ala Tabakatil Hanabileh f.39].
[16] – Hiljetul Eulia 10/36.
[17] – El-ihjau ulu mid din 3/36.
[18] – Hiljetul Eulia 6/224.