16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Cila është dispozita e festimit të ditës kur lindi i dërguari, kur dhe si duhet ta festojmë këtë ditë?

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin, nëpërmjet të cilit Allahu i shpëtoi  njerëzit nga errësirat në dritë, nga devijimi në udhëzim.

Së dyti, adhurimet në Islam janë të bazuara në një parim të rëndësishëm, i cili është se nuk është  e lejuar për askend që të adhuron Allahun përveç në atë mënyrë që Allahu e ka ligjësuar në Librin e Tij ose me atë çfarë erdhi i Dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Kushdo që e adhuron Allahun duke bërë diçka që Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk ka urdhëruar, Allahu nuk do të pranojë atë vepër prej tij.

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) na tregoi se, siç është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ka thënë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ) ka thënë: “Kushdo që shpik diçka në këtë çështje tonën (islamin) gjë e cila nuk është pjesë e saj, do t’i refuzohet.” Buhariu, 2499.

E prej këtyre adhurimeve janë edhe festat. Allahu ka caktuar dy festa për ne që t’i festojmë, dhe nuk lejohet që të festojmë festë tjetër.

Në lidhje me festën për ditën në të cilën Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka lindur, duhet theksuar se ai (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk na e ligjësoi që të festohet në këtë ditë, dhe ai vetë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk e ka festuar atë, e as shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ata e donin Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), shumë më shumë se ne, megjithatë ata nuk e festonin këtë ditë. Prandaj ne nuk e festojmë këtë ditë, duke iu bindur urdhërit të Allahut i Cili na ka urdhëruar për të ndjekur urdhërat e të dërguarit të Tij. Allahu thotë:

atë që ua jep i dërguari atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie.” Hashr, 7

I dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Unë kërkoj që ju t’i përmbaheni  Sunetit tim dhe rrugës së halifëve të drejtë (të udhëzuar). T’i përmbaheni dhe të kapeni fort me dhëmballë. Dhe kini kujdes çështjeve të shpikura [në fe], se çdo çështje të shpikur është bidat (risi) dhe çdo risi është devijim.” Transmeton Ebu Davudi, shejh Albani e vlerësoi hadithin sahih.

Ajo që tregon shkallën se sa e do të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është në pasimin e tij, në lidhje me të gjitha ato që ai ka urdhëruar apo i ka ndaluar. E prej kësaj është edhe mosfestimi i ditës në të cilën ai ka lindur.

Kushdo që dëshiron të madhërojë ditën në të cilën Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka lindur duhet të të sejll argument nga sheriati, siç është agjërimi i ditës së hënë, e që nuk është e veçantë me ditën e lindjes së tij, por e çdo ditës së hënë.

Është transmetuar nga Ebu Katade Ensarij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u pyet rreth agjërimit të disë së hënë, ai tha: “Atë ditë kam lindur dhe në atë ditë më zbriti shpallja.” Transmeton Muslimi, 1978.

Për në fund: festimi i ditëlindjes së Profetit nuk është ligjësuar nga Allahu apo nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kështu që, nuk është e lejueshme për muslimanët të festojnë ditëlindjen e tij, duke iu bindur urdhërit të Allahut dhe urdhërit të dërguarit të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Lusim Allahun që të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...