CILËSITË E GRUAS SË KEQE

CILËSITË E GRUAS SË KEQE

0 2519

Nga cilësitë më të dalluara të gruas së keqe janë:

1. Grua dominuese.

Gruaja dominuese është ajo grua e cila e anashkalon prezencën e burrit. Ajo as nuk këshillohet me të, e as nuk e shoqëron në çështjet familjare. Burri nëse nuk ndahet nga ajo grua, ka mundësi që ta gjen atë që i mungon nga gruaja e tij, tek nje grua tjetër.

2. Grua gënjeshtare.

Një nga gjërat kryesore të jetës bashkëshortore është elementi i sinqeritetit në çdo gjë. Ky element është kyç për përqendrimin dhe lumturinë e një çifti bashkëshortor.

3. Grua e vrazhdët.

Grua e vrazhdët është ajo grua që reagon ashpër kundër burrit të saj, kur nga ai buron ndonjë sjellje. Ajo vazhdimisht i shkakton burrit probleme për arsye të natyrshmërisë së saj armiqësore.

4. Grua pesimiste.

Kjo grua nuk jeton vetëm se në ambient të mbushur me turbullira dhe me sprova.

5. Grua e izoluar.

Kjo grua është ajo e cila largohet nga çdo që është personale e burrit të saj dhe nuk i intereson asgjë tjetër, përveç se çështjet dhe aktivitetet e saj.

6. Grua negative.

Është ajo grua që ia len të gjitha çështjet burrit të saj, me qëllim që ai të përkujdeset për çdo gjë. Kjo grua nuk ia jep hakun urdhrave të burrit të saj. Ajo kërkon nga ai që të mos e ngarkon me asgjë nga çështjet e tyre, sikurse ajo të mos jetë prezentë në atë shtëpi.

7. Grua e inatosur.

Kjo grua është e inatosur me burrin e saj për çdo gjë. Për të vlen motoja: Kundërshto nëse dëshiron të njihesh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3108